Flash

David Harbour reflekton mbi ndarjen nga Lily Allen

Lapsi.al 2 November 2025
David Harbour reflekton mbi ndarjen nga Lily Allen

David Harbour, i cili së fundmi ka mbushur 50 vjeç, duket se po e sheh jetën ndryshe pas ndarjes nga këngëtarja Lily Allen.

Në një intervistë për Esquire UK, ai foli hapur për gabimet e së kaluarës dhe mënyrën si i pranon ato sot.

“Nëse do të mund të ndryshoja diçka, do të ndryshoja gjithçka ose asgjë,” u shpreh Harbour.

“Duhet ta pranosh rrugëtimin tënd plotësisht — edhe dhimbjen, edhe gabimet. Sepse aty gjenden e vërteta, rritja dhe empatia.”

Ai shtoi se gabimet janë pjesë e procesit krijues:

“Nëse nuk ke kaluar kurrë asgjë, çfarë ke për t’u ofruar të tjerëve? Po të kisha pasur një jetë të lehtë e të lumtur, ndoshta s’do të isha më artist.”

Harbour theksoi se në të ardhmen dëshiron të tregojë histori më të thella, por edhe të fokusohet në jetën personale.

“Dua të jem më i mirë me njerëzit që dua, t’i kujdes dhe t’i mbështes,” tha ai.

Këngëtarja britanike Lily Allen, depozitoi kërkesën për divorc në shtator, pas katër vitesh martesë me aktorin.

Në albumin e saj të ri, “West End Girl”, ajo nënkupton se Harbour ishte “i varur nga seksi” dhe se theu rregullat e martesës së tyre të hapur.

Në disa këngë, si “P–sy Palace” dhe “Tennis”, Allen rrëfen momentet kur zbuloi një jetë të fshehtë të partnerit, përfshirë  komunikime të dyshimta me një grua të quajtur Madeline — që më vonë u zbulua se ishte Natalie Tippett, një stiliste kostumesh me të cilën aktori kishte punuar në filmin e Netflix-it “We Have a Ghost” në vitin 2021.

Vetë Tippett, në një prononcim për Daily Mail, tha se e ka dëgjuar muzikën e Allen, por shtoi:

“Kam një familje dhe një vajzë të vogël për t’u kujdesur. Është paksa e frikshme për mua.”

 

Të këshilluara

A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Reperi A$AP Rocky ka ndezur sërish thashethemet për martesën e tij me Rihanna-n, pasi në një intervistë të re me Perfect Magazine e quajti veten bashkëshorti  i...

16:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI