Flash

E vërteta e romancës së Keith Urban me kitaristen

Lapsi.al 2 November 2025
E vërteta e romancës së Keith Urban me kitaristen

Këngëtarja Alexandra Kay ka vendosur të sqarojë zërat që qarkullojnë për një lidhje romantike mes mikeshës së saj, Maggie Baugh, dhe Keith Urban, pas ndarjes së këtij të fundit nga Nicole Kidman.

Në një intervistë për Taste of Country, Kay u shpreh se mes kitaristes 25-vjeçare dhe këngëtarit 57-vjeçar nuk ekziston asnjë romancë.

“Sinqerisht, më ka ardhur keq për ta, sepse presioni i mediave është i çmendur dhe njerëzit thonë gjëra të pabaza,” tha ajo. “Po shpikin thashetheme për Maggie Baugh, por ajo është një mike e mirë dhe e di që kjo nuk është aspak e vërtetë.”

Kay shtoi gjithashtu:

“E kam takuar të dashurin e saj, është shumë e lumtur dhe nuk ka asnjë lidhje me Keith Urban.”

Këngëtarja e njohur theksoi se ndien keqardhje për gjithë palët e përfshira dhe shpreson që “të gjithë të gjejnë paqe dhe privatësi”.

Ndërkohë, babai i Maggie Baugh ka reaguar për Daily Mail, duke i cilësuar zërat si të pavërtetë:

“Nuk di asgjë për këtë, përveç faktit që ajo është kitariste në grupin e tij. Marrëdhënia e tyre është thjesht profesionale.”

Pas ndarjes së bujshme, Keith është rikthyer në skenë, duke performuar për herë të parë pas lajmit në Hershey, Pensilvani – pa praninë e Baugh.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën pasi Nicole Kidman, 58 vjeç, depozitoi kërkesën për divorc muajin e kaluar, duke përmendur “mospërputhje të papajtueshme”.

Burime për TMZ kanë pohuar se rrethi i afërt i çiftit beson se Urban mund të jetë i përfshirë me një tjetër grua, megjithëse Kidman ende nuk e ka konfirmuar.

Çifti, që u martua në vitin 2006, ka dy vajza: Sunday (17 vjeç) dhe Faith (14 vjeç).

Sipas mediave amerikane, Kidman dhe Urban kanë rënë dakord për një plan kujdestarie ku vajzat do të qëndrojnë 306 ditë me nënën dhe 59 ditë me babain, ndërsa vendimet e rëndësishme do t’i marrin bashkë.

 

Të këshilluara

A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Reperi A$AP Rocky ka ndezur sërish thashethemet për martesën e tij me Rihanna-n, pasi në një intervistë të re me Perfect Magazine e quajti veten bashkëshorti  i...

16:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI