Flash

Blake Lively padit producentin e “It Ends With Us”

Lapsi.al 4 November 2025
Blake Lively padit producentin e “It Ends With Us”

Blake Lively ka depozituar një kërkesë të re gjyqësore ndaj producentit të filmit “It Ends With Us”, Jamey Heath, duke e akuzuar se i ka treguar asaj dhe një asistenti një video të papërshtatshme të bashkëshortes së tij, Natasha, gjatë lindjes në shtëpi pa pëlqimin e saj.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Lively, e ka përshkruar videon si “pornografike”, duke pretenduar se ajo u shfaq në ambientin e punës për të ilustruar një skenë lindjeje në film.

Aktorja akuzon Heath se nuk ka respektuar një urdhër të mëparshëm të gjykatës nga muaji gusht, që i kërkonte të dorëzonte videon origjinale.

Në vend të saj, producenti thuhet se ka dorëzuar një klip tre-minutësh që, sipas Lively-t, nuk është versioni që ajo pa në set.

Në kërkesën e re, e paraqitur më 30 tetor, Lively i kërkon gjykatës që ta detyrojë Heath të dorëzojë të gjitha versionet e videos brenda tre ditëve dhe ta ndalojë të flasë për të gjatë gjyqit, nëse nuk bashkëpunon.

Nga ana tjetër, Heath dhe regjisori/aktori Justin Baldoni kanë mohuar akuzat, duke i quajtur “të pavërteta dhe të turpshme”.

Ata kanë theksuar se videoja në fjalë është një moment i bukur familjar i ndarë me pëlqimin e bashkëshortes së Heath, për qëllime artistike të filmit.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, një gjyqtar federal ka mbyllur përfundimisht padinë prej 400 milionë dollarëshqë Baldoni kishte ngritur kundër Blake Lively dhe bashkëshortit të saj, aktorit Ryan Reynolds, për shpifje dhe shantazh.

Megjithatë, avokatët e Baldonit kanë deklaruar se ai ruan të drejtën për ta apeluar vendimin.

Lively, në ankesat e saj fillestare, ka pohuar se ishte “e shqetësuar” nga disa skena që Baldoni shtoi në film, përfshirë një skenë lindjeje që ajo e konsideroi “përçmuese dhe invazive”.

Por aktori Adam Mondschein, i cili luan rolin e mjekut në atë skenë, ka mohuar çdo pretendim, duke theksuar se xhirimet ishin krejtësisht profesionale dhe se Lively nuk shfaqi asnjëherë shqetësim gjatë procesit.

Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë në mars të vitit 2026.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI