Flash

Millie Bobby Brown akuzon David Harbour për ngacmim

Lapsi.al 3 November 2025
Millie Bobby Brown akuzon David Harbour për ngacmim

Millie Bobby Brown ka akuzuar bashkëyllin e saj në serialin “Stranger Things”, David Harbour, për ngacmim dhe bullizëm në ambientet e xhirimeve, sipas një raporti të publikuar nga Daily Mail.

Sipas burimeve të afërta me produksionin, aktorja 21-vjeçare, e njohur për rolin e saj si Eleven, ka dorëzuar një ankesë të gjatë ndaj Harbour përpara se të niste xhirimi i sezonit të pestë dhe i fundit i serialit hit të Netflix-it.

“Millie Bobby Brown paraqiti një ankesë për ngacmim dhe bullizëm përpara se të fillonin xhirimet e sezonit të fundit. Dokumenti përmbante faqe të tëra me akuza dhe hetimi zgjati për muaj të tërë,” – tha një burim për Daily Mail.

Sipas raportit, Netflix hapi një hetim të brendshëm ndaj aktorit 50-vjeçar, por rezultatet e hetimit nuk janë bërë publike. Ndërkohë, Brown thuhet se ka filmuar episodet finale nën praninë e një përfaqësuesi personal në set.

Burimet theksojnë se aktori nuk është akuzuar për sjellje me natyrë seksuale, por për sjellje të ashpër dhe komunikim agresiv gjatë punës.

Lajmet për hetimin e brendshëm ndaj Harbour vijnë pak kohë pas ndarjes së tij nga këngëtarja britanike Lily Allen, me të cilën ishte martuar në vitin 2020. Çifti është ndarë në fillim të këtij viti mes thashethemeve për tradhti nga ana e aktorit.

Në albumin e saj të ri “West End Girl”, Allen aludon për një partner që “jetonte një jetë të dyfishtë” dhe kishte një “marrëdhënie të hapur”, çka fansat e kanë lidhur me Harbour.

Megjithatë, sipas burimeve të *Daily Mail*, Allen e ka mbështetur aktorin gjatë hetimit të Netflix-it, pavarësisht problemeve personale që kanë pasur.

Të këshilluara

A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Reperi A$AP Rocky ka ndezur sërish thashethemet për martesën e tij me Rihanna-n, pasi në një intervistë të re me Perfect Magazine e quajti veten bashkëshorti  i...

16:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI