Flash

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi i vitit 2025” nga People

Lapsi.al 4 November 2025
Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi i vitit 2025” nga

Jonathan Bailey i është dhënë titulli “Burri më seksi për vitin 2025” nga revista prestigjioze People.

Lajmi u zbulua fillimisht nga Page Six, pak orë përpara njoftimit zyrtar që u bë mbrëmjen e së hënës në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Actor I “Wicked: For Good” dhe “Bridgerton” e përshkroi këtë vlerësim si “nderin e jetës” dhe pranoi se “ende nuk mund ta besojë” momentin.

“Është nderi më i madh i jetës sime,” – tha ai me humor gjatë intervistës me Fallon. – “Ende po qesh nga emocionet.”

Bailey zbuloi se kishte mësuar lajmin më herët gjatë këtij viti, ndërsa luante në skenë në dramën “Richard II” të Shakespeare.

“Nuk është një komedi, kështu që ishte një periudhë intensive. Por ndoshta gjëja e vetme më e çmendur se të luash ‘Richard II’ është të të përzgjedhin si Burri më seksi i vitit,” – shtoi ai me shaka.

Bailey bëhet burri i parë homoseksual që mban këtë titull të revistës People.

Në intervistën e tij, aktori tha se miqtë e tij “do të jenë të xhindosur” që nuk ua ka treguar më herët lajmin, por se “do të shpërthejnë nga gëzimi” sapo ta mësojnë.

“Ata më njohin që fëmijë, e dinë kush jam pas maskës së një njeriu ‘seksi’. Ata e dinë të vërtetën time,” – u shpreh Bailey.

Jonathan tregoi gjithashtu se ëndërron të bëhet baba “nëse yjet përputhen”, dhe se takimi i tij ideal ndryshon sipas fazës së lidhjes: nga shëtitjet romantike, darkat në teatër e deri te “mbrëmjet me Lego dhe pica”.

Në fund të intervistës, Bailey shtoi se ndihet “jashtëzakonisht me fat” për gjithçka që po përjeton.

“Jeta është një udhëtim për të gjithë, kudo që të jemi. Rëndësi ka të shikojmë përreth dhe të kujdesemi që njerëzit pranë nesh të jenë mirë,” – tha ai.

Në vitet e mëparshme, titullin “Sexiest Man Alive” e kanë mbajtur John Krasinski (2024), Patrick Dempsey (2023), Chris Evans (2022) dhe Paul Rudd (2021).

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI