Flash

Sophie Turner në lidhje me Chris Martin pas ndarjes nga Joe Jonas

Lapsi.al 4 November 2025
Sophie Turner në lidhje me Chris Martin pas ndarjes nga Joe Jonas

Këngëtari i njohur i grupit Coldplay, Chris Martin, 48 vjeç, dhe aktorja britanike Sophie Turner, 29 vjeç, duket se po përjetojnë një romancë të re.

Sipas burimeve për Us Weekly, dyshja janë parë në disa takime në Londër, teksa mes tyre “ka shumë kimi dhe një shkëndijë të vërtetë”.

“Janë takuar disa herë në Londër. Është ende shumë herët, por kanë shumë gjëra të përbashkëta,” – tha një burim për revistën amerikane.

Të dy janë në fazën e rikuperimit pas ndarjeve të tyre të fundit. Turner, e njohur për rolin si Sansa Stark në Game of Thrones, i dha fund marrëdhënies dyvjeçare me aristokratin britanik Peregrine Pearson në fund të shtatorit. Ndërsa Martin u nda këtë verë nga aktorja Dakota Johnson, pas gati tetë vitesh lidhje dhe një fejesë.

Burime pranë çiftit zbulojnë se ata janë takuar për herë të parë disa vite më parë, kur Turner ishte ende e martuar me këngëtarin Joe Jonas, përmes miqve të përbashkët në industrinë e muzikës. “Sophie gjithmonë ka qenë një fanse e Coldplay dhe madje ka bërë shaka se dikur kishte një ‘crush’ për Chris Martin,” – shtoi burimi.

Në një video të vitit 2020, që tani po qarkullon sërish në rrjet, Joe Jonas i kishte bërë një surprizë bashkëshortes së tij për ditëlindje: një mesazh urimi nga Chris Martin. Në klip, Turner shihet e emocionuar teksa i dërgon këngëtarit një puthje përmes telefonit.

Chris Martin ka qenë më parë i martuar me Gwyneth Paltrow, me të cilën ka dy fëmijë: Apple, 21 vjeç, dhe Moses, 19 vjeç. Ndërsa Sophie Turner ka dy vajza nga martesa e saj me Joe Jonas – Willa, 5 vjeç, dhe Delphine, 3 vjeç.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI