Flash

Kaosi në parlament, jehonë në mediat botërore: Ramës nuk ia pranojnë “Diellën”

Lapsi.al 18 September 2025
Kaosi në parlament, jehonë në mediat botërore: Ramës

Kaosi në parlamentin e Shqipërisë ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” shkruan se kuvendi shqiptar konfirmoi të enjten një mandat të katërt 4-vjeçar për kryeministrin Edi Rama, i cili u zotua se do ta bënte misionin e tij që vendi ballkanik të bashkohet me Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Imazhi i Shqipërisë është dëmtuar nga skandalet e korrupsionit dhe analistët politikë thonë se vendi është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë para nga trafikimi i drogës dhe armëve, duke i komplikuar përpjekjet e saj për t'u bashkuar me BE-në deri në objektivin e saj të vitit 2030” – shkruan Reuters që vëmendje i ka kushtuar edhe “Diellës”.

“Në një veprim të papritur, Rama javën e kaluar emëroi një robot të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella (Dielli) për të menaxhuar dhe dhënë tendera publikë kompanive private për të adresuar shqetësimet për korrupsion. Emërimi u kritikua nga opozita si jokushtetues pasi roboti nuk është njeri, nuk ka kombësi shqiptare dhe mund të çojë në më shumë korrupsion” - citohet në shkrim.

LEXO EDHE: Shuplaka e medias zvicerane: Diella është vetëm për propagandë

“Politikanët e opozitës gjithashtu kritikuan Ramën për mungesën e debatit para votimit për qeverinë e re. "Ky mandat bazohet në krim, në korrupsion, në drogë dhe në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit," tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, citon Reuters.

Ndërsa agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se “qeveria e katërt radhazi e kryeministrit shqiptar Edi Rama fitoi besimin e parlamentit sot në një seancë të jashtëzakonshme që supozohej të zgjaste 25 orë, por përfundoi pas 25 minutash”.

“Shumica kërkoi të kalohej në votim pasi opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, kundërshtoi një mesazh video nga Diella, Ministrja virtuale për Inteligjencën Artificiale, të transmetuar nga Rama në fillim të fjalimit të tij ku prezantonte programin e qeverisë së tij.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

Opozita e konsideroi vendimin e socialistëve për të vazhduar menjëherë në votim, pa bërë një debat dhe pa kryeministrin që të prezantonte objektivat e qeverisë së tij, si "një akt poshtërimi për parlamentin" – shkruan ANSA.

Ndërsa gazetat greke "Kathimerini" dhe “Protothema” shkruan se skena interesante u shpalosën në Parlamentin e Shqipërisë, ku “mollë sherri” ishte Diella, roboti i parë me Inteligjencë Artificiale që u emërua ministre për kontrollin e kontratave publike.

“Situata doli jashtë kontrollit, pasi dy deputetë hodhën librin e Kushtetutës dhe Rregulloren e Punës mbi kokën e kryeministrit Edi Rama. Gjatë seancës, Rama do të prezantonte Diellën, e cila foli në seancë plenare nëpërmjet një ekrani. Dhe ndërsa të gjithë prisnin që debati të ishte maratonë, ai u ndërpre pas vetëm 20 minutash” - shkruan “Protothema”, e cila gjithashtu u ndal edhe te “Diella”.

"Më vjen keq për reagimet ndaj Diellës si anëtare e kabinetit të ri dhe keqkuptimet rreth rolit të saj. Është përgjegjësia ime dhe fjalimi i saj në parlament ishte e vetmja mënyrë për të shprehur veten", tha Rama.

Diella iu përgjigj personalisht edhe akuzave të opozitës: "Më dhemb që më quajnë 'ministër antikushtetues' vetëm sepse nuk jam qenie njerëzore. Rreziku për Kushtetutën nuk janë makinat, janë njerëzit. Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t'i ndihmuar ata", tha ajo.

"Ai e mbylli atë në 5 minuta, në momentin më të rëndësishëm në historinë e parlamentit", - citohet Berisha që e përshkroi Ramën si një "bandit" dhe "kreun e një organizate kriminale".

Jehona e asaj që ndodhi në Kuvend e ka kaluar edhe kontinentin. Mediat amerikane “ABC News” dhe "Washington Times" shkruajnë se një “ministër” i gjeneruar nga inteligjenca artificiale u prezantua në parlamentin shqiptar të enjten, me Kryeministrin Edi Rama që e paraqiti robotin si një simbol të shtytjes së qeverisë së tij për transparencë dhe inovacion.

Një shkrim ka bërë edhe "Toronto Star" e Kanadasë. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë rreziqesh pjell Djella

Kur kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi së fundmi kabinetin e tij të ri, nuk ishte zgjedhja e ministrit të Financave apo të Jashtëm ajo që mori vëmendjen më ...

17:41

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI