Flash

Pse Putin thjesht nuk do ta përfundojë luftën e tij me Perëndimin

Lapsi.al 14 September 2025
Pse Putin thjesht nuk do ta përfundojë luftën e tij me

Një seri sulmesh me dronë rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë ka ndezur alarmin në kryeqytetet e NATO-s dhe ka rihapur frikën se Vladimir Putin po e zgjeron qëllimisht fushën e konfliktit përtej Ukrainës. Me një luftë që po hyn në vitin e katërt, Kremlini duket se po sfidon hapur Perëndimin dhe po teston vendosmërinë e aleancës më të madhe ushtarake në botë. Çfarë sinjali po jep vërtet Moska dhe pse këto inkursione janë më shumë se një provokim rutinë?

Ky është thelbi i një analize të gjatë të Politico, të cilën Lapsi.al e ka lexuar dhe po e sjell të përshtatur për lexuesit në shqip: 

Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi javën e kaluar të paktën 19 dronë në hapësirën ajrore të Polonisë, duke dhënë një mesazh të qartë: ai nuk planifikon të mbyllë së shpejti luftën kundër Perëndimit.

Ky depërtim në territorin e NATO-s erdhi pas javësh sulmesh ajrore në Ukrainë që vranë dhjetëra civilë, goditën ndërtesa ku ndodheshin delegacionet e BE-së dhe Britanisë dhe, për herë të parë, një godinë qeveritare në qendër të Kievit.

“Presidenti i luftës”

Sipas analistit Nikolai Petrov nga New Eurasian Strategies Center në Londër, Putin e ka lidhur mbijetesën e tij politike me konfliktin e vazhdueshëm me SHBA-në dhe aleatët e saj.

“Putin është president i luftës. Ai nuk ka interes ta përfundojë luftën,” tha Petrov. Sipas tij, pasi është vetëshpallur udhëheqës lufte, kthimi në një rol paqësor do të ishte një “ulje në detyrë”. 

Lexo më tej: Aleanca anti-Perëndim: Xi, Putin dhe Kim bashkë si simbol i rendit të ri botëror 

Edhe pse lufta në Ukrainë po hyn në vitin e katërt, Moska gjen arsye për optimizëm: forcat ukrainase vuajnë mungesë armësh dhe personeli, ndërsa trupat ruse po avancojnë ngadalë por me kosto të lartë, me rreth një milion viktima dhe një ekonomi ruse në prag recesioni.

Rreziqet politike të paqes

Sipas Petrov, përfundimi i konfliktit do të ishte i rrezikshëm politikisht. Mediat e kontrolluara nga Kremlini mund ta shesin një marrëveshje paqeje si fitore, por Putini nuk shqetësohet për publikun e gjerë. Kërcënimi më i madh vjen nga një grup i vogël nacionalistësh që presin një “fitore madhështore”, jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj “Perëndimit kolektiv”. 

Ish-diplomati rus Alexander Baunov thotë se brenda elitës ushtarake-politike ka një dëshirë për të treguar se NATO “është e pavlerë” dhe për ta sfiduar direkt.

Nga Alaska në Poloni

Që pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Alaskë muajin e kaluar, që u reklamua si përpjekje për armëpushim, Rusia ka shtuar fushatën e saj të luftës hibride ndaj Europës. Para depërtimit të fundit, dronët rusë kishin hyrë disa herë në hapësirën ajrore polake nga Bjellorusia, ndërsa në gusht një dron u rrëzua 100 km në jugperëndim të Varshavës.

Sipas revistës gjermane WELT, pesë nga dronët kishin kurs të drejtpërdrejtë drejt një baze të NATO-s, por u penguan nga avionët luftarakë holandezë F-35.

Në të njëjtën kohë, Moska po zhvendos industri strategjike drejt lindjes së vendit dhe po zhvillon stërvitje të mëdha ushtarake me Bjellorusinë pranë kufirit polak.

Mesazhi për Perëndimin

Analistët theksojnë se inkursioni në Poloni ishte paralajmërim për Trumpin dhe liderët europianë që diskutojnë garancitë e sigurisë për Kievin. “Putini tregoi se mund të sulmojë vendet e NATO-s sot dhe ata nuk kanë sisteme mbrojtëse gati,” tha Kirill Rogov, themelues i think tank-ut Re:Russia.

Qasja e lëkundur e Trump ndaj NATO-s dhe vonesat në sanksione ndaj Moskës i japin Putin besim se mund të veprojë pa pasoja të menjëhershme. Sipas Baunov, depërtimet e tilla janë një mënyrë për të testuar vullnetin e Aleancës së Atlantikut dhe për ta shfaqur si një “tigër pa dhëmbë”. 

Uashingtoni, me deklarata se “mund të ketë qenë një gabim”, vetëm sa ka ushqyer këto dyshime. Kremlini mohon çdo provokim të qëllimshëm, duke thënë se dronët nuk kishin objektiva në Poloni, ndërsa Bjellorusia pretendoi se incidenti mund të ketë ardhur nga “ndërhyrje elektronike”. 

“Ky është tipik Putini: provokim dhe testim,” tha Rogov. “Ai e do paqartësinë që mund të interpretohet si e qëllimshme ose aksidentale.” 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI