Flash

Dosja McGonigal/ Piktori që mbledh famë falë të qenit kryeministër

Lapsi.al 8 September 2025
Dosja McGonigal/ Piktori që mbledh famë falë të qenit

Edi Rama përdor rëndom një shprehje: "Jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. Dhe jam kryeministri më i mirë mes piktorëve në të gjithë botës. Këtë nuk ma merr njeri. Ky është për Guinnes".

Por në fakt kjo përzierje llojesh mes politikanit dhe artistit nuk është aq e pafajshme sa batutat që bën shefi i qeverisë në takimet me popullin. E vërteta është se Edi Rama mundohet të shitet në sytë e publikut si një piktor eksentrik, në vend që të perceptohet si një autokrat i korruptuar. Nga ana tjetër ai e kamuflon mungesën e talentit si artist duke hapur ekspozita dhe duke shituar piktura falë shfrytëzimit të postit si politikan.

Kjo e fundit rezulton e vërtetuar edhe nga dokumenti i bërë publik së fundi, i hartuar nga  Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka ka dorëzuar raportin e tij mbi çështjen McGonigal.

Në mënyrë krejt rastësore në këtë dosje, ku një nga pistat është marrëdhënia e ish zyrtarit të lartë të FBI-së me këshilltarin e kryeministrit Rama, Dorian Duçka, dalin fakte të reja edhe për politikanin piktor. Kështu Duçka është hetuar si një njeri të cilit McGonigal i ka "shitur" në mënyrë të kundërligjshme informacione për një kompani kineze CECF China Energy. Duçka punonte edhe për këtë kompani, e cila e paguante  atë me 50 mijë USD në muaj. Duke e ditur këtë fakt McGonigal e informoi atë se drejtuesit e CEFC, Ye Jianming dhe Patrick Ho mund të arrestoheshin nga FBI-a, pasi akuzoheshin se kishin ushtruar korrupsion dhe paguar ryshfete në disa vende Afrikane.

Deri këtu çështja është thjesht një histori amerikane në të cilën del vetëm një emër shqiptari, Dorian Duçka (ose dëshmitari B, siç përshkruhet në dosje).

Por e keqja është se rrënjët e saj shkojnë më thellë. Pasi e njëjta kompani, konglomerati energjitik CEFC, me seli në Shangai përpos Afrikës ka pasur interesa edhe në Shqipëri në fushën e naftës, gazit hidocentraleve dhe infrastrukturës energjitike. Dhe gjëja më e mirë që mund të bënte ajo, me anë të këshilltarit të saj Duçka, ishte të joshte kryeministrin shqiptar.

Në fakt, kështu ka ndodhur rreth dhjetë vite më parë. Kompania kineze nga datat 26 Tetor – 6 Nëntor 2015 organizoi dhe financoi një ekspozitë pikture të Ramës të titulluar "Calendar Blossom" në Akademinë Jao Tsung (foto këtu poshtë). 

Kryeministri shqiptar hapi një ekspozitë me vizatimet e tij në Hong Kong pas vizitës zyrtare. Foto: Facebook.

Në Kinë me piktura me vete, Edi Rama hap ekspozitë në Hong Kong

Kjo ekspozitë, e organizuar nga firma që punësonte Dorian Duçkën, dhe që ishte e treta në radhë pas atyre që u hapën në Berlin e Mynih është prova e qartë se si përfiton piktori politikan, duke qenë njëkohësisht kryeministër që ka në dorë të bëjë favore dhe të ushtrojë ndikim. Pra në Kinë apo dikund tjetër nuk kanë ftuar një artist, por kompania që ka pasur interesa në Shqipëri e ka promovuar atë që pa pushtet, ndoshta nuk do kishte rast të ekspozonte as brenda vendit të tij. Prandaj shprehja e Ramës se ai është kryeministri më i mirë mes të ngjashmëve të vet, ka një dozë të vërtete. Ai i kalon piktorët e tjerë duke përdorur mjete që ata nuk i kanë në dorë.

Ekspozitat e Ramës/ Paratë dhe influenca pas pasionit kryeministror

Por nëse fabula për mënyrën se si e ndihmon fuqia në ekzekutiv promovimin si artist, ngjall një debat thjeshtë moral dhe estetik, ky fakt është kapur nga opozita e vendit për të vënë theksin edhe mbi një problem ligjor. Me anë të Gazmend Bardhit, PD-ja i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë Edi Ramën për fshehje të konfiktit të interesit dhe mosdeklarim të interesave private. Sipas Bardhit, fakti se ekspozita në Hong Kong është financuar nga një kompani që kishte interesa në tregun shqiptar, përbën problem. Prandaj ai i ka shkruar SPAK: "Duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor". 

The Guardian: Ekspozita luksoze e kryeministrit të vendit më të varfër

Pra shfletimi herë pas here i dosjes McGonigal, ku Rama rezultonte si njeriu që furnizonte përmes Dorian Duçkës zyrtarin e FBI-së me dokumenta kundër opozitës vendase, sa herë hapet prodhon nga ndonjë lajm të ri. Por këtë herë, përpos fabulës së një kryeministri që vepron në konflikt interesi, ç’ka nuk është një gjë e re, ajo e ka cënuar Edi Ramën edhe në vanitetin e tij artistik. Ajo e ka nxjerrë atë në dritën e një artisti që e pompon famën falë pushtetit të të qenit kryeministër.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

POLITICO: Shqipërisë turistike i del lustra

“Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur”. Është ky titulli që Politico.eu, një nga mediat e njohura të zhvillimeve në Bashkimin Europian i ka ...

19:19

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI