Flash

Qëllohet Erogen Brajoviq/ Dy të vrarë në Shkodër, një vajzë 25-vjeçare e plagosur

Lapsi.al 8 September 2025
Qëllohet Erogen Brajoviq/ Dy të vrarë në Shkodër,

Duhet të ishte një mëngjes feste ky i 8 Shtatorit në Shkodër, kur mijëra fëmijë të shoqëruar nga prindërit nisen herët për në shkollë për nisin vitin e ri arsimor, por në një qytet ku dominon krimi dhe pushtetin e kontrollojnë bandat, atmosferën e ditës së parë të shkollës e ka ndërprerë në mes terrori i armëve. Një skenë e përgjakshme krimi në zemër të qytetit, në një lokal pranë shkollës “Kole Idromeno” dhe bashkisë la dy të vrarë dhe dy të plagosur, mes të cilëve edhe një vajzë 25-vjeçare e pafajshme që punonte si kamariere.

Shënjestra; një tavolinë ku ishin ulur 1) Erogen Vaso i njohur ndryshe si Erogen Brajoviq, një emër i njohur për përkatësinë e tij në grupin kriminal “Bajri, 2) Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, 3) Liridon Kraja, i martuar me një kushërirë të familjes Bajri.

[caption id="attachment_1028130" align="alignnone" width="710"]Rakip Gila Rakip Gila[/caption]

Pranë tyre afrohet i armatosur Rakip Gila. Në duar mbante dy armë dhe për çdo të papritur kishte veshur një antiplumb. Drejt tavolinës ku ishte ulur Erogen Brajoviq lëshon një breshëri plumbash dhe qëllon për vdekje Armando Palin dhe Liridon Krajën, i cili mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Erogen Vaso, që mendohet se ishte shënjestra e Gilës plagoset nga tre plumba, por transportohet menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa breshëritë e armës plagosin edhe 25-vjeçarjen Meri Kaceri, një vajzë e re që punonte si kameriere në lokal. Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Rakip Gila largohet menjëherë pas breshërive të armëve. I hutuar nga kasaphana në lokal, del nga dera dytësore dhe braktis motorrin që e kishte lënë ndezur për t'u larguar. Me kallashnikov në dorë dhe me skafandër në kokë, përshkruan rreth treqind metra rrugë nga zona e Don Boskos në drejtim të Perashit.

Pamja e tij me armë në dorë, që lëvizte mes shtëpive dhe kalimtarëve ka ngjallur frikë dhe qytetarët e alarmuar kanë njoftuar menjëherë në polici. Në përpjekje për t’u arratisur, Gila ndaloi një automjet tip BMë, i vë armën në kokë drejtuesit dhe grabit makinën, për të vijuar arratisjen.

Por tentativa për të shpëtuar nga policia nuk zgjati shumë: pas një aksidenti në zonën e Sarreqit, autori u detyrua të braktiste automjetin dhe vrapoi drejt shtratit të lumit Kir, ku u kap nga forcat e rendit, ende i armatosur, ende me skafandër në kokë.

[caption id="attachment_1028125" align="alignnone" width="800"]Erogen Brajoviq Erogen Brajoviq[/caption]

Erogen Brajovi1, i plagosur rëndë, besohet të ketë qenë shënjestra kryesore e atentatit. Ai është vëllai i Denis Bajrit, një prej figurave më famëkeqe të krimit në Shkodër dhe më gjerë, i cili u ekstradua në korrik nga Dubai për një listë akuzash që përfshijnë vrasje me paramendim, drejtim grupi të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për atentate dhe armëmbajtje pa leje. Me këto akuza, Denis Bajri është cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i lidhur me porosi vrasjesh të bujshme, mes tyre edhe ajo e Gjon Ndojt në vitin 2020, ngjarje që dyshohet se e kreu për llogari të Ervis Martinajt.

[caption id="attachment_1028126" align="alignnone" width="900"]Armando Pali, i vrarë në atentat Armando Pali, i vrarë në atentat[/caption]

Armando Pali është i njohur si ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, ndërsa ka qenë inspektor në IMT. Ai nuk ka pasur precedentë penalë.

[caption id="attachment_1028127" align="alignnone" width="900"]Liridon Kraja, i vrarë në atentat Liridon Kraja, i vrarë në atentat[/caption]

Liridon Kraja, 31 vjeç, ishte lidhje familjare e Bajrave, i martuar me një kushërirë të familjes dhe mendohet se shërbente si truprojë e Erogen Brajoviq.

Shkodra nuk e ka parë për herë të parë një skenë të tillë. Vetëm pak muaj më parë, qyteti përjetoi një tjetër masakër me 4 të vrarë, mes tyre edhe çifti i pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha. Në tetor të vitit të kaluar Hamza Lici dhe Arlind Bushati ishin duke lëvizur në lagjen Dobraç të Shkodrës kur një breshëri plumbash i mori jetën të dyve. Bashkë me ta ishte edhe Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim nga policia, por që arriti të largohej duke lënë pas katër kufoma.

Hamza Lici, djali i Mustafa Licit është pjestar i një familjeje të njohur për konfliktin me grupin e Bajrave, ndërsa Arlind Bushati kishte marrë mesazhe kërcënuese, të cilat i kishte denoncuar në polici.

Vrasja e dyfishtë në zemër të qytetit, ku ka mbetur e plagosur edhen një vajzë e pafajshme që punonte kamariere shton më tej ndjesinë e pasigurisë dhe atmosferën e ankthit të vazhdueshëm për shkak të bandave që kontrollojnë qytetin duke flirtuar me politikën. Prej vitesh tashmë, Shkodra është peng i përplasjes së bandave rivale, ku çdo atentat nuk lë pas vetëm shënjestrat, por edhe qytetarë të pafajshëm, pasi krismat plasin në mes të rrugës, pranë shkollave, kafeneve, tregjeve dhe kudo ku njerëzit e zakonshëm jetojnë jetën e tyre të përditshme./ Lapsi.al

Të këshilluara

POLITICO: Shqipërisë turistike i del lustra

“Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur”. Është ky titulli që Politico.eu, një nga mediat e njohura të zhvillimeve në Bashkimin Europian i ka ...

19:19

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI