Flash

Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun për Tiranën

Lapsi.al 11 September 2025
Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun për Tiranën

Edi Rama, ka lënë pas krahëve marëdhënien e tij me atë që për shumë kohë ishte menduar si pasardhësi i tij. Në Asamblenë e PS-së, ai kërkoi shkarkimin e Erion Veliajt dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë.

"Tirana ka shumë punë, nuk mund të jetë pa kryetar" - u shpreh Rama, duke thënë se Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të mblidhet për të shkarkuar Erion Veliajn.

"Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë' tha kryeministri duke përfunduar procesin e delegjitimimit të Veliajt të cilit më parë i kishe hequr të gjithë besnikët nga postet kyçe në Bashki dhe të gjithë mbështetësit nga grupi i ri parlamentar.

"Nuk është një propozim që e bëj me zëmër të lejtë, po Tirana nuk mund t gdhiher çdo mengjes pa kokë, tha ai, duk aludura edhe për ndryshime ligjesh në parlament për të bërë të mundur shkarkimin e Veliajt.

Pa lënë asnjë ekuivok kryeministri propozoi edhe pasardhësen e Lalit. teksa shpalli Ogerta Manastiruliun, e cila sipas tij nuk dinte asgjë.

Pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.

Ministrja e deri tanishme e Arsimit, e cila dukej sikur u kap në befasi e prti pa asnjë mimikë të ekzagjeruar atë që shefi i saj e konsideroi si “bombë të palajmëruar”.

“E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

Kështu Rama ka mbyllur cilklin e rrënimit të Erion Veliaj që nisi me arrestimin e tij në shkurt. Ndonëse kryebashkiaku në detyrë vijon të postojë statuese sikur drejton ende punët e kryeqytetit, Rama nuk ka pritur dënimin e tij me formë të pretë, duke i shtuar edhe me dyshimet se është ai që qëndron pas linçimit të Veliajt.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI