Flash

Zgjedhjet farsë, por opozita hyn në kuvend me kërkesën për hetimin e McGonigal

Lapsi.al 10 September 2025
Zgjedhjet farsë, por opozita hyn në kuvend me kërkesën

Edhe pse e ka quajtur 11 majin një farsë elektorale dhe ka denoncuar dhjetëra raste të manipulimit të votës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vendosi të mos e çojë partinë drejt bojkotit. Në mbledhjen e kryesisë, ai e mbylli vetë çdo diskutim, duke shpallur se deputetët e opozitës do të ulen në sallën e Kuvendit. “Në këtë diktaturë, ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh”, tha Berisha, duke dhënë mesazhin se parlamenti është e vetmja skenë ku opozita mund të bëjë betejën e saj.

Sipas tij, ndryshimi mes kësaj “diktature” dhe asaj të Hoxhës është se, ndërsa e para dërgonte kundërshtarët drejt pushkatimit apo kampeve të përqendrimit, e dyta ende të lë një podium nga ku mund të flasësh. “Në këtë diktaturë duhet të falënderosh Zotin që të jep mundësi ta luftosh atë”, u shpreh Berisha, duke kujtuar rastin e Ervin Salianjit, i cili përfundoi në burg, por që sipas tij mbetet provë se edhe në këtë sistem ekzistojnë disa çarje për të bërë opozitë.

“Në këtë diktaturë e pëson si Salianji, por përsëri nuk mund ta mohojmë se mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë më të madh nga secili prej nesh” u shpreh Berisha

Në këtë linjë, hapat e parë të opozitës janë përcaktuar: ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare. I pari për çështjen “McGonigal”, dosja që lidhi emrin e një ish-zyrtari të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, dhe i dyti për zgjedhjet e 11 majit. “Prapë me komisione hetimore. T’i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve, ashtu siç nxorëm kriminelët e djegësave”, u shpreh Berisha, duke evokuar punën e Jorida Tabakut mbi inceneratorët, e vetmja nismë parlamentare e opozitës në legjislaturën e kaluar që pati një jehonë të gjerë mediatike.

Komisionet hetimore/ PS qëndis ligjin sipas shqetësimeve të Ramës

Por kërkesa për një komision hetimor për McGonigal nuk është e re. Opozita e ka ngritur pa sukses edhe dy vite më parë, menjëherë pas arrestimit të Charles McGonigal në SHBA. Rama atëherë nuk i la asnjë hapësirë miratimit të këtij komisioni parlamentar. “Nuk ka shans të pranohet komisioni hetimor se ka një cak”, u shpreh kryeministri asokohe, duke i akuzuar demokratët se donin të përdornin parlamentin si hapësirë propagande. Sot, Rama nuk ka më 74 deputetë, por 83 syresh. Diferenca e numrave do ta bëjë akoma më arrogant në sallën e kuvendit, ndësa deputetët e opozitës janë më të pakët.

Në kuvend do të shkojnë edhe deputetët e Partisë së Lirisë, pavarësisht se kryetari i tyre Ilir Meta gjendet në qelitë e paraburgimit prej gati 1 viti tashmë. Sekretari i PL, Tedi Blushi u duk në koordinim me PD pak ditë më parë kur u shpreh se: “Me nisjen e sesionit parlamentar të miratohet me urgjencë ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal.”

Komisionet hetimore që ka varrosur Partia Socialiste

Në anën tjetër, partitë e vogla me përfaqësim në Kuvend, “Mundësia”, “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet” nuk e kanë vënë kurrë në diskutim pjesëmarrjen në sallën e parlamentit. Për ta, prania në parlament ishte edhe qëllimi i parë që i garantoi mbijetesën politike, ndaj në diskursin e tyre kjo dilemë për të bojkotuar apo jo kuvendin nuk ka ekzistuar.

Dhe në këtë panoramë, pyetja e vetme që mbetet hapur për parlamentin e ri nuk lidhet me opozitën, por me shumicën: Kush do t’i drejtojë seancat parlamentare? Në këtë pikë kushdo që do ta luajë këtë rol do ta ketë më të lehtë, jo vetëm nga numrat e shtuar të socialistëve, por edhe nga dëshira e opozitarëve për të qenë sa më parë në sallën e kuvendit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI