Sa më shumë kalon koha, aq më e qartë bëhet tango që dyshja Rama-Dumani luajti së bashku për ta shkatërruar Erion Veliajn duke e rrëzuar nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta burgosur në qelitë e paraburgimit në Durrës.
Lapsi.al e ka vënë në dukje edhe më parë këtë sinkronizim SPAK-PS, mjafton të shohësh trajektoren në rënie të Erion Veliajt në strukturat e Partisë Socialiste, që deri në fund të vitit 2023 gëzonte një pushtet të pamatë financiar dhe politik si i përkëdheluri i Edi Ramës, por më pas për të filloi një furtunë e paparashikueshme, që nisi me disa batuta të kryetarit në mbledhjet e Asamblesë së PS dhe vazhdoi me sinjale të tjera mënjanimi, si retushimi i fotove publike, zëvëndësimi nga strukturat e PS së Tiranës etj.
Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër përbindshi që ka ushqyer
Paralelisht me këtë proces izolimi politik në Partinë Socialiste, në SPAK kishin nisur verifikimet për shpenzimet e familjes Veliaj falë një denoncimi anonim, që u mor seriozisht dhe u pasua me kontrollet e telefonave, të zyrave dhe të shtëpisë, që u pasuan me thirrjet në SPAK dhe arrestimin përfundimtar në zyrën e bashkisë në datën 10 shkurt.
Sado që Veliaj bëri çmos ta tërhiqte Partinë Socialiste dhe Bashkinë e Tiranës në mbrojtje të tij, ishte Rama që e pengoi duke ndalur presionet ndaj prokurorëve dhe duke ndërhyrë personalisht për ta shkulur bashkinë nga duart e Veliajt dhe duke i censuruar edhe ata pak mbështetës të Lalit në parti.
Dhe tani që trashëgimia Veliaj në bashkinë e Tiranës dhe në Partinë Socialiste është eleminuar tërësisht, Rama e ka parë të arsyeshme t’i japë goditjen e fundit Veliajt, për ta mbyllur një herë e mirë çështjen e tij. Dhe për këtë i ka shërbyer edhe një herë shefi i SPAK, Altin Dumani që bashkë me Ols Dadon ka në dorë dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Tre thirrjet për ndihmë nga Veliaj dhe tre refuzimet e Edi Ramës (DOSJA)
Pak ditë më parë, Rama u pyet në Opinion nëse do të vazhdojë Erion Veliaj të jetë kryetar bashkie i Tiranës dhe ai u përgjigj se “Nuk e di këtë”. Sa për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë ai përsëriti sërish “Nuk e di, kam kërkuar të shoh një sërë opinionesh për të kuptuar si duhet trajtuar situate”.
Si për t'u qartësuar, i është përgjigjur Altin Dumani, që 24 orë para asamblesë, ka dërguar në gjykatë dosjen e Veliajt, duke i hapur rrugën për më tej shkarkimit të kryebashkiakut.
Ky koordinim mes Ramës edhe Dumanit, vetëm brenda pak orësh është bërë aq hapur sa nuk lë më asnjë dyshim se kush fshihet pas Nesti Angonit, se kush e kreu denoncimin e parë për Erion Veliajn dhe se si ndodhi që një letër bakalli anonime për kryebashkiakun e Tiranës u shndërrua në një hetim që e çoi në burg duke e varrosur një herë e mirë karrierën e tij politike./Lapsi.al