Flash

Loja që po bën KLP-ja për të mos zgjedhur kryeprokurorët e rretheve

Lapsi.al 17 September 2025
Loja që po bën KLP-ja për të mos zgjedhur

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi këtë të mërkurë garën për të zgjedhur pasardhësin e Altin Dumanit në krye të SPAK, por i njëjti institucion duket se po harron, me qëllim, zgjedhjen e kryeprokurorit të Tiranës, një vend ku ndërthuren shumë konflikte dhe interesa. Kryeprokurorit aktual të Tiranës, Arens Çelës, i mbaron mandati shumë kohë përpara atij të SPAK-ut, këtë fund shtatori, por KLP deri më tani e ka kaluar në heshtje këtë ngjarje.

Në fakt, kjo nuk është një praktikë e re për një institucion të politizuar si KLP-ja që vepron krejtësisht në kundërshtim me frymën për të cilën u bë reforma në drejtësi. Në shumë rrethe të vendit janë lënë kryeprokurorë të komanduar ose janë konfirmuar pa gare ata që kanë qenë në post.

Kështu është zgjidhur problemi në prokurori si Shkodra, Elbasani, Vlora, Durrësi, Berati, Lezha, Saranda, Kukësi, ndërkohë që zgjedhje e regullt është bërë vetëm për Dibrën, Fierin,  Gjirokastrën, që kanë drejtues me mandat të rregullt.

Shefi i ri i SPAK/ Kush vjen pas Altin Dumanit

I njëjti truk me duket se po projektohet edhe për Tiranën. "Përpjekja e KLP për ta paraqitur situatën si “dinamike, dhe normale proceduriale” është thjesht justifikim, por i pagëlltitshëm. Fakti që KLP si në një tender bashkie periferike, hap një konkurs e shpall, e rishpall, e mbyll pa kandidat procesin dhe pastaj, e rihap sërish dhe përsëri kreu mbetet bosh, tregon dështim sistematik. Reforma nuk u bë që të prodhojë “drejtues tё përkohshëm”, por për të sjellë standarde të reja, bashkë me drejtësinë e re" tha një burim i brendëshëm për Lapsi.al.

Plotësohen vakancat në 6 prokurori, KLP miraton projekt aktin

Në fakt në letër, ligji është i qartë: kur një drejtues prokurorie përfundon mandatin, ashtu sikurse është rasti i Arens Çelës në Tiranë, ai mund të rikandidojë, por vetëm pasi të kalojë edhe njëherë nga e para një verifikim të plotë të pasurisë, figurës dhe performancës. Por në praktikë po ndiqet një rregull i pashkruar që ruan të njëjtën kastë të pa shqetësuar në drejtim. Ky rregull është : nëse rikandidon drejtuesi aktual konkursi nuk hapet më, nuk ka konkurencë, atëherë, transparenca sakrifikohet në emër të Status Quos-ë së korrupsionit.

Pikërisht në të njëtën mënyrë u zgjidh nga KLP në muajin Korrik, gara për shefin e prokurorisë në Korçës. Dhorina Theodhori është riemëruar në postin e Drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi asaj iu bë verifikimi i pasurisë dhe ai profesional. Edhe pak ditë më parë KLP la po në detyrë, pa garë, kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

E gjithë kjo procedurë ka ndodhur për shkak të një interpretimi, për shumëkënd abuziv dhe për të tjerë korrekt, të nenit 52 të ligjit për statusin e prokurorëve dhe gjykatësve. Sipas tij, një kryeprokuror apo kryegjykatës, ka të drejtës të zgjidhet për një periudhë tre vjeçare përmes garës dhe ka mundësinë të rikandidojë edhe njëherë tjetër për një mandat të dytë. Nëse ai rikandidon ai duhet ti përvishet verifikimit të figurës dhe pasurisë, nëse i kalon me sukses ato ai riemërohet.

Deri këtu të gjithë bien dakord. Po problemi është: nëse kryetari në detyrë vendos të rikandidojë, a bëhet kjo pa garë, a përjashtohen automatikisht konkurentët e tjerë? Këtë gjë, që ligji nuk e përcakton shumë qartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë po e interpreton sipas dëshirës së tij duke shmangur garën.

KLP cakton pasuesin e Elisabeta Imerajt, Arens Çela në krye të prokurorisë së Tiranës

Kjo po ndodh edhe me prokurorinë e Tiranës. Arens Çela u zgjodh tre vite më parë si i komanduar për gjashtë muaj, pasi pararadhësia e tij Elisabeta Ymeri u dogj në prill 2022 nga vettingu. Por edhe pasi procedura u hap, garë nuk pati, pasi ai qe kandidati i vetëm për të kryesuar prokurorinë e Tiranës. Atëhere KLP e justifikoi këtë duke e thënë se e dogji rivalin tjetër sipas rregullit se konkurenti duhet të ishte pjesë e prokurorisë për të cilën bëhej fjalë. Sot, tre vite më pas duket se konkurentët nuk mungojnë, por KLP-së i intereson me sa duket më shumë emri sesa procedura.

VOA: Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje kthehet në një flluskë

"Kështu e gjithë fryma e ligjit – garë e hapur, meritokraci, besim i publikut – shuhet brenda një procedure që “zgjatet në kohë” dhe që në fund të fundit mban prokuroritë pa drejtues të rregullt për muaj e vite" tha burimi i Lapsi.al duke komentuar praktikën tashmë të kthyer në rregull, për të zhdukur garat në emër të drejtuesve të komanduar të prokurorive që më pas rifitojnë vendin, ashtu siç po tenton të bëhet edhe në kryeqytet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI