Flash

Travis Kelce flet për propozimin emocionues ndaj Taylor Swift

Lapsi.al 14 September 2025

Travis Kelce, ka ndarë për herë të parë detaje të rralla rreth momentit kur i propozoi për martesë këngëtares së famshme Taylor Swift.

Në një intervistë të dhënë për Erin Andrews përpara ndeshjes së fundjavës në “NFL on Fox”, Kelce tregoi se emocioneve nuk u shpëtoi dot as ai vetë.

“Pati disa lot këtu e atje,” – u shpreh ai duke qeshur. “Jam një djalë emocional.”

Travis pranoi se duart i dridheshin nga emocionet.

“Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm deri në këtë moment,” shtoi ai. “Nuk po e përmbaj dot padurimin për të kaluar pjesën tjetër të jetës me të.”

Atleti i NFL-së i bëri propozimin muajin e kaluar, menjëherë pas pjesëmarrjes së Swift në podcastin e tij dhe të vëllait të tij, Jason Kelce, “New Heights”.

Çifti ndau disa foto nga momenti i veçantë në Instagram në gusht, me një përshkrim:

“Mësuesja e anglishtes dhe mësuesi i edukimit fizik po martohen.”

Edhe pse zbuloi disa detaje, Travis tha se dëshiron që Taylor ta tregojë vetë versionin e saj të historisë. “Do të jetë shumë bukur kur ajo ta ndajë nga këndvështrimi i saj,” tha ai.

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI