Flash

Kaos për programin e qeverisë, PS e voton, opozita është nul

Lapsi.al 18 September 2025
Kaos për programin e qeverisë, PS e voton, opozita është nul

Në seancën e sotme ku do të diskutohej programi i qeverisë, Kuvendi i Shqipërisë ka tejkaluar çdo precedent të këtyre 30 viteve pluralizëm dhe e ka miratuar atë pa dëgjuar më parë kryeministrin, asnjë ministër dhe pa lejuar asnjë diskutim. E gjithë seanca që zgjati më pak se gjysëm ore, ndërkohë që mendohej të shkonte edhe dy ditë, u prish pasi opozita shkaktoi rrëmujë, duke mos pranuar fjalën e Ministres virtuale Diella.

Rama: Shqipëria do të pozicionohet në ambicien e qeverisjes përmes digjitalizimit

Protestat, zëri i lartë, ngritja në këmbë dhe kundërshtimet e herëpashershme të Gaz Bardhit dhe Klevis Balliut, nuk u përtypën dot nga Rama. Duke ndërprerë fjalën e tij ai kërcënoi për herë të parë: “Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal do kalojmë në proces votimi.  Edhe njëherë iu kërkoj të vazhdoj fjalën, nëse nuk doni të kaloj në votim.”, tha Rama. Ai e përsëriti edhe njëherë paralajmërimimin dhe pastai i kërkoi me mesazh shefit të grupit të vet parlamentar, Taulant Ballës, ta përforconte kërcënimin.

Andi Bushati: Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

“Zoti kryetar i Kuvendit, dje në Konferencën e Kryetarësh, kemi qenë të qartë me kolegët e opozitës. Asnjë herë nuk ka ndodhur që të ndërpritet fjala e Kryeministrit. Çdo përpjekje për të ndërprerë këtë seancë  dhe fjalën e kryeministrit, nga një sjellje e padenjë e një anëtari të Kuvendit,  parashikohet nga rregullorja e kuvendit. Kërkoj 5 minuta pushim. Nëse nuk reflektohet mbi këtë kërkesë, ne do të kalojmë në votim”, tha Balla.

Kur u rihap seanca opozita vijoi të qëndrojë në këmbë të hedhë shishe dhe kjo e shty kryetarin Niko Peleshi të zbatojë urdhrin e kryeministrit: “Bazuar në rregulloren e Kuvendit meqë opozita nuk lejon kryeministrin Rama të mbajë fjalën e tij, kalojmë në votim. Kuvendi vendos kalimin në votim” tha ai pa iu referuar asnjë neni konkret të rregullores që suprimon diskutimet dhe debatet për programin e qeverisë.

Pasi u votua mes kaosit dhe programi i palexuar u votua me 82 vota (minus atë të Erion Braçes) palët e vijuan betejën verbale dhe atë të sanksioneve. Kreu i grupit, Gazment Bardhi tha se opozita do të kërkojë ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit dhe votëbesimin e kabinetit ‘Rama 4’. Ata parashtruan edhe një kërkesë për presidentin e Republikës.

Debatet në Kuvend/ Opozita godet me librin e Kushtetutës-Ramën

I bëjmë thirrje Begajt të marrë praktikën parlamentare të asaj çfarë ndodhi për të konstatuar që votimi është antikushtetues se është kryer jashtë rregullave të caktuara nga Kushtetuta dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e Këshillit të Ministrave, pa pasur procedurë të rregullt parlamentare”, tha Bardhi pas mbledhjes së grupit. PD do të fillojë gjithashtu proceduarat që kanë pak gjasë të arrijnë diçka për shkakrimin e kryekuvendarit Niko Peleshi.“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por nj kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama”, tha Bardhi.

Bardhi: Do nisim procedurat për shkarkimin e Niko Peleshit

Ndërsa nga ana e saj qeveria e quan programin të miratuar, do të paraqitet për betimin para presidentit dhe duke konsideruar fajtorë deputetët e opozitës për prishjen e seancës do të kërkojë sanksionimin e disave prej tyre.

Kaosi në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e deputetëve demokratë

Shkresa për përjashtimete para të këtij sesioni që sapo ka nisur është pothuajse gati.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI