Flash

Shkarkimi/ Kulisat që këshilltarët e PS të votojnë kundër Lalit

Lapsi.al 17 September 2025
Shkarkimi/ Kulisat që këshilltarët e PS të votojnë

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga fjalimi i Edi Ramës në asamblenë e PS- ku ai kërkoi gjoja "me zemër të rënduar", shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur Veliaj nga detyra e tij, por kaq ka mjaftuar që fije të padukshme të vihen në punë për të bindur këshilltarët e PS për këtë lëvizje. Këtë të mërkurë ata u thirrën në selinë e PS, për tu urdhëruar që të nisin procedurën e shkarkimit të martën tjetër

Në një këshill bashkiak me 61 anëtarë, socialistët kanë 34 vota, por pikërisht për këtë, kur ende nuk dihet si do të sillet PD, e cila ka kërkuar edhe vetë shkarkimin e Veliajt, për të qenë të sigurtë për zbatimin e direktivës së kryeministrit, duhet që grupi rilindas të ketë unitet të plotë.

Shkarkimi i Lalit/ Si u koordinua edhe një herë Dumani me Ramën

Vetë Rama, për të arritur këtë qëllim tregoi dhe shkopin edhe karrotën. Nga njëra anë ai bëri sikur e mori në mbrojtje Veliajn për të mos humbur edhe mbështetësit e tij të fundit: "Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje në shkelje të hapur të ligjit dhe të çdo zakoni, janë nxjerr nga brenda në ato tezga edhe bisedat me familjarët, nga telefoni i burgut" tha ai në asamblenë e PS.

Andi Bushati: Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

Por ama nga ana tjetër, ndonëse pranoi vetë se shkarkimi i mundshëm mbart kontradikta ligjore, ai e bëri fakt të kryer se Veliaj duhet të hapë rrugën, madje nuk nguroi ti gjejë, aty për aty, dhe pasardhësen, Ogerta Manastirliun.

Po të vëzhgohet në filigran, qëndrimi i kryeministrit për të larë duart me Lalin është qartësisht i dallueshëm. Politikisht ai e argumentoi atë duke thënë se "asnjë zëvendësues i pa votuar nga populli i kryetarit të bashkisë, edhe sikur të bjerë nga qielli nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme që nevojitet për ta udhëhequr për një kohë të gjatë, dy vjet, në drejtimin e duhur, bashkinë e kryeqytetit të një vendi". E shqiptuar kjo nga i njëjti njeri që i ka trajtuar të gjithë kryebashkiakët e vendit si kukulla, që u ka shkarkuar me urdhër të gjithë stafet dhe drejtorët, e gjitha ngjan si një alibi e dobët. Kur drejton gjithë vendin me Yes-man, Rama s'ka pse përdor standart tjetër për Tiranën. Ai mund të mbante në karrige një të pazgjedhur që thjeshtë i bindej si gjithë të tjerët, Por është e qartë se ai do të vrasi politikisht idhe delfinin e vet dhe jo të përshpejtojë punët e kryeqytetit. E për këtë ka zgjedhur rrugën juridike. Por sharra mund të hasë në gzhdën e atyre pak këshilltarëve që kanë mbetur ende besnik të Lalit. 

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

Në fakt, i gjithë ngërçi që mund ti bëjë ata të hezitojnë të votojnë pro shkarkimit përmblidhet në kleçkën e mungesës së tij në detyrë me arsye. Rama vetë e pranoi: "Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryebashkiakut të zgjedhur, pavarësisht dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja".

Pra edhe sipas vetë Ramës një këshilltar socialist mund të ishte në të drejtën e tij që mos votonte pro shkarkimit. Dhe nëse bëhen qoftë dhe 4 të tillë, nisma e kryeministrit del bllof.

I gjithë ngërçi qëndron në pikën tre të nenit 62  të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë".

Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun për Tiranën

Po a është kjo mosparaqitje në detyrë vullneti i Erion Veliajt, apo i SPAK-ut që e mban të arrestuar? A ka "faj" këtu kryebashkiaku që s'shkon në zyrë, kur ky i fundit ankohet pikërisht për këtë, se po penalizojnë një të zgjedhur, pa dënim të formës së prerë, për të ushtruar mandatin që i kanë dhënë zgjedhësit?

Nisur nga kjo logjikë, çdo këshilltar bashkiak që donte të mbronte Veliajn mund ti kërkonte shefit të mazhorancës: "bëni në parlament ndryshimet ligjore që edhe vetë pranoni se janë të paqarta, dhe pastaj ejani ti nxirrni gështenjat nga zjarri me duart tona". 

Por është e qartë që Rama tani e do Veliajn të vdekur politikisht, por pa marrë përsipër personalisht ndëshkimin e tij, madje në të kundërt, duke bërë sikur po e mbron për padrejtësitë që po i bëhen. Ai kërkon shkarkimin me anë të këshilltarëve bashkiakë. Pikërisht për këtë ka nisur edhe loja në kulisa që mos dalë askush disident në mesin e tyre.

Tre thirrjet për ndihmë nga Veliaj dhe tre refuzimet e Edi Ramës (DOSJA)

Kjo strategji ka edhe një objektiv më të largët. Hartuesit e saj janë të djeni të faktit se Veliaj ka edhe një mundësi për ta zgjatur mandatin e vet, qoftë edhe nga burgu. Pra edhe nëse Këshilli Bashkiak e shkarkon me argumentin e mosparaqitjes në detyrë, për më shumë se tre muaj (në rast kur do bashkonte votat dhe opozita) edhe nëse kryeministri si inspiruesi i kësaj kërkese e firmos atë siç ia këkon ligji, përsëri Veliaj ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila në rastin më të mirë do ta zvarriste procesin.

Për të dekurajuar Veliajn që të veprojë kështu, politikisht Ramës i duhet uniteti kundër tij në Këshillin Bashkiak, për ti dhënë mesazh Lalit: "Bindu se tani ke mbetur vetëm në dorën time". Prandaj dhe ditët e fundit janë shtuar tratativat që të ketë unitet të plotë në hedhjen poshtë të atij që deri dje e mbanin për idhull, për ti hapur pastaj rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë dhe zëvendësimit nga Ogerta Manastirliu.   

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI