Flash

Ethan Hawke rrëfen për rolin e humbur në “Titanic”

Lapsi.al 2 September 2025
Ethan Hawke rrëfen për rolin e humbur në “Titanic”

, Ethan Hawke, ka folur së fundmi për rolin legjendar të Jack Dawson në filmin “Titanic”, një rol për të cilin ai ishte fillimisht në garë, por që përfundoi në duart e Leonardo DiCaprio-s.

Në një intervistë për British GQ, Hawke, 54 vjeç, u shpreh me sinqeritet për humbjen e rolit.

“Nuk mendoj se do ta kisha përballuar atë nivel suksesi aq mirë sa Leo. Ai ishte si një Beatle”, tha aktori.

Filmi “Titanic”, i regjisorit James Cameron, fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë dhe shënoi një moment kyç në karrierën e DiCaprios, i cili në atë kohë ishte vetëm 23 vjeç.

Ky rol i hapi rrugën për projekte të mëdha si “Catch Me If You Can” (2002), “The Aviator” (2004) dhe “Blood Diamond” (2006), për të cilin mori një nominim për Oscar.

DiCaprio fitoi më në fund çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë në vitin 2016 me filmin “The Revenant”, pas disa herë kandidimesh të pasuksesshme.

Ndërkohë, Hawke ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme që nga sukseset e hershme si “Dead Poets Society” (1989), “Reality Bites” (1994) dhe “Before Sunrise” (1995). Në vitin 2001, ai u nominua për Oscar për rolin në “Training Day”.

Ai kujtoi një moment frymëzues me kolegun Denzel Washington gjatë ceremonisë:

“Denzel më tha: ‘Është më mirë që nuk fitove. Humbja është më e mirë.’” Hawke shpjegoi më tej: “Nuk duhet të jetë një çmim që ta rrit statusin. Ti duhet ta rritësh statusin e çmimit.”

 

 

Të këshilluara

Fifth Harmony rikthehet pas 7 vitesh pauzë

Lauren Jauregui, Normani, Dinah Jane dhe Ally Brooke i surprizuan fansat gjatë koncertit të Jonas Brothers – JONAS20: Greetings from Your Hometown Tour, që u mb...

19:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI