Flash

Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, asnjë reagim zyrtar

Lapsi.al 3 July 2025
Zjarri në Landfillin e Elbasanit vijon për të tretën

Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në thellësi të gjithë sipërfaqes edhe në orët e mesditës së sotme.

Ndonëse nga sipërfaqja duken më pak flakë, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të ngrihen, veçanërisht në pjesën perëndimore por edhe afër zonës qëndrore të landfillit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për mjedisin.

Autoritetet kanë ndërhyrë deri në mesditë me hedhjen e 10.500 metra kub dhera mbi zonën e prekur, për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të izoluar zjarret nën sipërfaqe. Megjithatë, zjarri mbetet aktiv në shtresat e brendshme të mbetjeve, çka e bën të vështirë kontrollin e plotë të situatës.

Situata u inspektua në mesditë nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Të dy zyrtarët zgjodhën të mos japin deklarata për median, duke shmangur komentet mbi shkakun e zjarrit, masat e marra dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin publik apo mjedis.

 

 

Ndërkohë, mungesa e informacionit zyrtar ka shtuar shqetësimin e komunitetit lokal, veçanërisht për ndotjen e ajrit dhe rrezikun ndaj zonave përreth. Ende nuk dihet nëse ekziston një plan i detajuar për shuarjen e plotë të vatrës, apo për shmangien e incidenteve të ngjashme në të ardhmen. Ky incident i rikthen edhe njëherë në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe sigurisë në pikat e grumbullimit, një çështje e përsëritur në shumë qytete të vendit. Ndërkohë që qytetarët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi, autoritetet duket se zgjedhin të heshtin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI