Flash

Nuk hyri dot në parlament/ Alimehmeti: E kotë të flasësh, zgjedhjet u manipuluan

Lapsi.al 22 May 2025
Nuk hyri dot në parlament/ Alimehmeti: E kotë të flasësh,

Ilir Alimehmeti ishte një nga kandidatët më të votuar të PD në zgjedhjet e 11 Majit, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. I ftuar në emisionin Log. në News 24, Alimhmeti pohoi se është e kotë të flasim për vullnetin e popullit.

Sipas Alimehmetit, në zgjedhjet e fundit dolën disa që morën mbi 20 mijë vota, që nuk i njeh askush, ndërkohë që as Ministri i Brendshëm nuk arriti t’i merrte dot.

“Institucionet shtetërore janë pushim, vetëm Opozita po gjen prova për manipulimin e zgjedhjeve. OSBE/ODIHR e thotë qartë se gara nuk ishte e barabartë, pjesëmarrja e administratës, si dhe falja e gjobave tri ditë para zgjedhjeve. Është e kotë të flasim për vullnetin e popullit, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të largohet.

Problemet janë të mëdha. Kishte disa fenomene në këto zgjedhje, kishte njerëz që nuk i njeh asnjë dhe dalin mbi 20 mijë vota, teksa as Ministri i Brendshëm nuk i merr dot. Problemet nuk zgjidhen nga ato që i kanë krijuar, kjo është e qartë.

Nëse ne nuk bëjmë një gjysmë hapi përpara, nuk mund të ecet më tej. Fatkeqësisht nga organet kompetente nuk bëjnë asgjë mbi hetimet e krimeve zgjedhore” – u shpreh Alimehmeti ndër të tjera. /BW

Të këshilluara

Bamir Topi: Situata në PD është dramatike!

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i shtetit Bamir Topi, gjatë një interviste për Report TV, trajtoi edhe problematikën politike të mospërfaqësimi...

19:24

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI