Flash

Bamir Topi: Situata në PD është dramatike!

Lapsi.al 22 May 2025
Bamir Topi: Situata në PD është dramatike!

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i shtetit Bamir Topi, gjatë një interviste për Report TV, trajtoi edhe problematikën politike të mospërfaqësimit të autoktonëve të Tiranës në parlament nga demokratët,pasi edhe dy fituesit më të mëdhenj të Primareve u lanë jashtë listave të sigurta.

Ai e cilësoi politikën si një kazermë e mirëpajisur në mënyrë luftarake, teksa situatën në PD e sheh si dramatike.

“Në PD ekziston një situatë akoma më dramatike sesa te PS. Se 2 njerëz fitues të Primareve u futën në listën e hapur. U hodhën në betejë me elektoratin, që dikujt i dha 22 mijë, e dikujt mbi 18 mijë, duke marrë kuptim tjetër.

Po tentohet të manipulohet ky faktor nëpërmjet votave, teksa edhe popullsia autoktone e Tiranës nuk ka më përfaqësim. Ndaj popullsia autoktone duhet t’i përgjigjet partive për këtë përgjegjësi.

Kaq naivë janë këta banorë autoktonë të Tiranës, që u janë marrë edhe pronat, e që shkojnë sa andej këndej” E nuk janë pak, janë mbi 150 mijë persona, e pas 35 vitesh politikë e demokraci, thuhet ‘stop’ se më ke mashtruar e manipuluar.

Tani kanë mbetur jashtë përfaqësimit politik dhe kjo është e turpshme”, u shpreh ish-presidenti Topi në lidhje me mungesën e disa figurave të PD-së që përfaqësojnë kryeqytetin e që mbetën jashtë Parlamentit.

Topi i krahasoi partitë politike dhe veçanërisht PD-në me kazermë, kurse jetën politikë pa ekuilibër, ku i mungon poli i tretë.

“Analiza duhet të jetë reale, ku partitë duhet thënë se janë kazerma politike dhe jo demokratike. Si mund të kesh demokraci ku gjithçka kalon nëpër kazerma politike, të pajisura me mjete, luftarake, ushtarake, satalitë etj.

Nuk kemi më ekuilibrim të jetës politike. Problemi është se ku janë të tretët. Të tretët nuk ekzistojnë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI