Flash

10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald

Lapsi.al 22 May 2025
10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën

Jumbo vijon të zgjerojë praninë në tregun shqiptar, duke hapur dyert e dyqanit më të ri në Tiranë, në Qendrën Emerald. Ky dyqan e çon në tre numrin e dyqaneve në kryeqytet dhe në dhjetë totalin e dyqaneve Jumbo në të gjithë Shqipërinë.

“Hapja e këtij dyqani është një përgjigje ndaj kërkesave të shumta të klientëve dhe një hap tjetër drejt qëllimit të Jumbo për të qenë sa më pranë konsumatorëve të saj, duke ofruar produkte cilësore, çmime konkurruese dhe një përvojë blerjeje të veçantë për çdo sezon”, - shprehet Ani Xhetani, Menaxher i përgjithshëm i Jumbo në Shqipëri.

Jumbo në Qendrën Emerald pritet të bëhet shumë shpejt një nga destinacionet më të preferuara të blerësve në Tiranë. Në këtë dyqan të ri dhe modern, klientët mund të gjejnë një gamë të gjerë produktesh: nga artikuj sezonalë dhe dekor për shtëpinë, te lodrat, kancelaria, kozmetika, artikuj për fëmijë dhe shumë më tepër.

Me rastin e hapjes, nga data 22 deri më 25 maj, Jumbo në Qendrën Emerald ofron ulje për çdo blerje mbi 1,500 lekë, si dhe aktivitete argëtuese për të gjithë familjen. Eventet do të zhvillohen gjatë ditëve të hapjes më 22, 24 dhe 25 maj, nga ora 18:00 deri në 20:00, duke i kthyer këto ditë në një festë të vërtetë.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një ndër grupet më të mëdha dhe të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Me zgjerimin e vazhdueshëm dhe angazhimin për të ofruar cilësi dhe shërbim të shkëlqyer, Jumbo vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si zgjedhja e parë për mijëra familje shqiptare. Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen zyrtare www.jumbo.al ose të ndiqni Jumbo në rrjetet sociale, si: Facebook, Instagram dhe Youtube.

(Artikull promocional)

Të këshilluara

Identifikohet vrasësi i shqiptarit në Greqi

Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës. Sipas burimeve po...

18:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI