Flash

Vritet shqiptari në Greqi, identifikoi autorin në telefonatën e fundit

Lapsi.al 22 May 2025
Vritet shqiptari në Greqi, identifikoi autorin në telefonatën e

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së enjtes (22 maj) në Rafinë të Greqisë, ku një shtetas shqiptar, 41 vjeç, u gjet i pajetë në një zonë rurale, mes vreshtave, pas një kërkimi që zgjati afro 18 orë. Viktima, para se të ndërronte jetë, kishte arritur të telefononte bashkëshorten, duke i dhënë emrin e njeriut që e qëlloi dhe duke i kërkuar ndihmë me shpresën se do ta gjenin gjallë.

Sipas mediave greke, forcat e policisë u vu në lëvizje menjëherë pas njoftimit të gruas së tij, por për orë të tëra nuk u arrit të gjendej asgjë. Fillimisht u zbulua celulari i tij i mbuluar me gjak dhe pak metra më tutje, trupi i pajetë i 41-vjeçarit.

Autori i dyshuar është gjithashtu një shtetas shqiptar, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Hetimet paraprake ngrenë dyshime se motivi i vrasjes lidhet me larje hesapesh të vjetra mes të njohurve.

Viktima dyshohet se ka pasur edhe më parë përplasje me ligjin për vepra të ndryshme penale, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Ngjarja rikthen në vëmendje përplasjet mes grupeve shqiptare në emigracion, ku shpesh konfliktet janë zgjidhur duke përdour dhunën ekstreme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI