Flash

Pse e vonoi Altin Dumani operacionin për Elvis Doçin?

Lapsi.al 22 May 2025
Pse e vonoi Altin Dumani operacionin për Elvis Doçin?

Në një deklaratë nga selia blu, nga ku komentoi operacionin e një dite më parë të udhëhequr nga SPAK, Sali Berisha akuzoi publikisht kreun e prokurorisë së posaçme, Altin Dumani, për sabotim të qëllimshëm të operacioneve të përbashkëta me Antimafian italiane, për interesa elektorale të Partisë Socialiste dhe për të mbrojtur eksponentë të krimit të organizuar, përfshirë të shumëkërkuarin Elvis Doçi, i njohur si “Vis Poja”.

“Ça mendoni ju se Antimafia Italiane e bëri për qëllime elektorale vonesën? Jo! Ja ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane, si ordiner.” – deklaroi Berisha me tone të rënda në një konferencë për mediat.

Sipas liderit të opozitës, Altin Dumani ka kërkuar vetë shtyrjen e operacionit ndërkombëtar për të mos “prishur punë” gjatë fushatës zgjedhore, duke i dhënë kohë figurave të rëndësishme të botës së krimit të arratisen.

“Se "kemi operacionin tani", se "duhet ta ndjekim", se "na prish punë" e kaq e aq. Dhe Poja çau ferrën. Kush e njoftoi Elvis Doçin? Edhe të tjerët… Kush i njoftoi?” – u shpreh Berisha me një retorikë akuzuese, duke aluduar për një bashkëpunim të heshtur mes drejtësisë dhe strukturave të krimit.

Në fjalën e tij, Berisha e quajti Edi Ramën “kreun e organizatës kriminale” dhe e akuzoi për drejtimin e një sistemi që, sipas tij, funksionon mbi aleancën e pushtetit me botën e nëndheshme.

“Edhe ato shishet 36 mijë euro me kë i pinte kujtoni ju? Me kë i hapte? Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës, ky është Edi Rama.” – theksoi Berisha.

Si zakonisht, Berisha nuk e kurseu as një goditje për “lakenjtë e pushtetit” në media: “I them këto fjalë për të gjithë ato lakenj që nga mëngjesi deri në darkë bëjnë avokatin e farsës së turpshme ndaj popullit të tyre dhe të moralit njerëzor, faqezinj që dalin nga një studio në tjetrën për të bërë avokatinë e rrëmbimit të zgjedhjeve. Kjo është turp!”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI