Flash

Amnesty International: Modeli “Meloni” i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje

Lapsi.al 21 May 2025
Amnesty International: Modeli “Meloni” i kampit të Gjadrit

Vetëvrasja e marokenit 42-vjeçar Hamid Badoui në një burg të Torinos pasi kishte qëndruar rreth 1 muaj në kampin e Gjadrit në Shqiëpri ka shkaktuar polemika të shumta në vendin fqinj. Ai i kishte deklaruar avokatit të tij se kishte frikë se do ta rikthenin në Gjadër duke shtuar: “Më mirë në burg sesa në Shëngjin”.

Opozita italiane ka qenë e ashpër me rastin duke shënjestuar qeverinë “Meloni” për kushtet çnjerëzore të trajtimit të emigrantëve në Gjadër. Ka reaguar ashpër edhe Amnesty International Italia që në një deklaratë të saj thekson se “Modeli Meloni sjell vuajtje dhe vdekje”.

LEXO EDHE: Vetëvritet në Itali marokeni: Burgu është më i mirë se kampi në Gjadër!

“Modeli i Shqipërisë” – i promovuar nga qeveria italiane si një mjet inovativ për menaxhimin e migracionit – e përkeqëson më tej këtë logjikë. Struktura ekstraterritoriale, izolim gjeografik, akses i vështirë dhe i kufizuar në garancitë ligjore, pengesa në aksesin në të drejtën për shëndetësi, ndalim administrativ i përhapur i përdorur në mënyrë ndëshkuese, në vend që të jetë mjeti i fundit i parashikuar nga e drejta ndërkombëtare” – thuhet në deklaratë.

“Në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor (CPR) në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni. Protestat, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet janë simptomat më të dukshme të një sistemi të projektuar për të izoluar dhe ndëshkuar.

Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore. Shndërrimi në ligj i dekretit të ri të Shqipërisë që u bë dje nëpërmjet votëbesimit në Senat konfirmon strategjinë e qeverisë për t'u përqendruar në politika që nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut, në sajë të një qasjeje thjesht propagandistike” – thuhet në deklaratë.

Amnesty International Italia kërkon ndërprerjen e transfertave drejt Shqipërisë, një hetim të pavarur mbi përgjegjësitë institucionale që lidhen me vdekjen e Hamid Badoui dhe të gjitha shkeljet sistemike në qendrat e paraburgimit administrativ.

Në deklaratë kërkohet hapja e një debati publik mbi dështimin e masave të paraburgimit administrativ dhe politikave të zhvendosjes së paraburgimit dhe mbi nevojën për modele alternative, të bazuara në pritje, të vërtetë, drejtësi dhe të drejta. Italia dhe BE-ja kanë nevojë për politika të drejta dhe të zbatueshme, jo për propagandë.

“Sa herë që një qenie njerëzore i jep fund jetës së vet për të shmangur përfshirjen në këtë sistem, ne përballemi me dështimin rrënjësor të politikave publike të zbatuara ndaj njerëzve me prejardhje migrante . Të vazhdosh të mbështesësh “modelin shqiptar” do të thotë të jesh bashkëfajtor në një regjim ndalimi dhe refuzimi që prodhon përjashtim, vuajtje, vdekje” – mbyllet deklarata. ©LAPSI.al

Të këshilluara

GJKKO konfiskon pasuritë e Indrit Vezit

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme , GJKKO ka konfiksuar pasuritë e shtetasit Indit Vezi. Automjetit autobus, i markës Volvo, me targë ****, me Nr. shasie ...

16:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI