Flash

Shqipëria hap ambasadë në Bosnje Hercegovinë

Lapsi.al 21 May 2025
Shqipëria hap ambasadë në Bosnje Hercegovinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete.

Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konakoviç, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani u shkreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë”.

Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës,” theksoi Hasani.

Në këtë inaugurim, Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Ministri Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ministri Hasani zhvilloi gjithashtu takime me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto, dhe me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës. Ai vizitoi gjithashtu Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1995).

Të këshilluara

GJKKO konfiskon pasuritë e Indrit Vezit

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme , GJKKO ka konfiksuar pasuritë e shtetasit Indit Vezi. Automjetit autobus, i markës Volvo, me targë ****, me Nr. shasie ...

16:58

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI