Flash

“Bisha”, “Gjyshja”, “Cigani”/ Antimafia italiane zbardh nofkat e grupit të Durrësit

Lapsi.al 21 May 2025
“Bisha”, “Gjyshja”, “Cigani”/ Antimafia

Në dosjen hetimore të Antimafies Italiane përmenden emrat e personave të përshirë në rrjetin e trafikut të drogës të goditur në operacionin “URA”. Në dosje shihen dhe pseudonimet që ata përdornin me njëri - tjetrin për të mos u identifikuar nga autoritetet.

Adi Çoba njihej nga anëtarët e tjerë të bandës me pseudonimin “Bisha”, ose “I shëndoshi”. Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimin “Nuro” ndërsa Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet “Gelsi” ose “Seriali”. Bie në sy një shtetase italiane me emrin Francesca Caputti njihej me pseudonimin “Gjyshja”.

PSEUDONIMET

Elvis Doçi - "Visi i Pojës" (Lindur më 15.10.1978 në Durrës)

Gertin Aliu - "Gerti" (Lindur më 04.08.1981 në Durrës)

Adi Çoba - "Bazholi", "Bisha", "I shëndoshi", "Cigani" (Lindur më 07.08.1991 në Durrës).

Ervis Deti - "Visi", "Po Po" (Lindur më 31.03.1985 në Shqipëri)

Agron Ganaj - "Goni", "Marko", "Jubi" – (Lindur më 29.04.1982 në Durrës, banues në Mola di Bari, via Giuseppe Garibaldi).

Nuredin Kiptiu - "Nuro", "Pacurri", "Cigani", "I ziu", "I zi", "Dino" (Lindur më 05.09.1979 në Durrës, banues në Bari).

Arsen Leskaj - (Lindur më 11.01.1984 në Shqipëri, banues në të njëjtin vend)

Erigels Presi - "Gelsi", "Enriko", "Seriali", "Mikel/Miki/Miçè" (Lindur më 28.09.1988 në Durrës, banues në Bari)

Leonard Shakaj - "Nardi" (Lindur më 21.11.1978 në Shqipëri).

Genci Telollari - "Xhaxhai" (Lindur më 02.12.1977 në Përrenjas (Shqipëri), adresë e paplotësuar)

Ekil Nderjaku - "Kili" alias "Genti" (Lindur më 05.10.1983 në Shqipëri).

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI