Flash

Trafiku i drogës/ Përplasjet në Bruksel nxjerrin pastrimin e parave në Shqipëri

Lapsi.al 22 May 2025
Trafiku i drogës/ Përplasjet në Bruksel nxjerrin pastrimin e

Në Gjykatën e Apelit të Brukselit, avokatët e një të dyshuari për pastrim parash në kuadër të çështjes së njohur si “Black Eagle” kundërshtuan ecurinë e ndjekjes penale, duke deklaruar se dosja ndaj klientit të tyre është e papranueshme dhe e mbështetur në prova të paplota.

Në këtë dosje të përmasave ndërkombëtare, që përfshin 34 persona të akuzuar për trafik kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës gjatë viteve 2018–2020, mbrojtja hodhi dyshime të forta mbi vlefshmërinë e dokumentacionit. Sipas dy avokatëve belgë, aktet që rëndojnë mbi klientin e tyre janë marrë nga dosje hetimore të Italisë dhe Spanjës, por në Belgjikë kanë mbërritur vetëm përkthime të “përafërta”, që sipas tyre nuk mjaftojnë për të mbështetur një akuzë penale.

Personi i mbrojtur nga këta avokatë është rreth 60 vjeç dhe aktiv në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe Itali. Ai dyshohet se ka ndërmjetësuar mes një prej drejtuesve të dyshuar të rrjetit dhe investitorëve shqiptarë për të pastruar para droge nëpërmjet projekteve ndërtimore në Tiranë dhe zona të tjera.

Rasti Gazmir V.

Avokatja Lucrezia Notarrigo kërkoi që procedurat ndaj klientit të saj, Gazmir V., të konsiderohen të papranueshme, duke sjellë në vëmendje parimin ligjor “non bis in idem”, që ndalon gjykimin dy herë për të njëjtat fakte. Ajo theksoi se Gazmir V. ishte dënuar më parë në Antuerp për trafik droge, pas një operacioni ku ai u identifikua duke nxjerrë kokainë nga një kontejner i fshehur në një anije.

Sipas mbrojtjes, këto fakte janë të njëjta me ato për të cilat ai po akuzohet sërish në Bruksel në dosjen “Black Eagle”. Për më tepër, avokatja këmbënguli se pas arrestimit të parë, klienti i saj nuk ka vazhduar aktivitet kriminal. Ajo citoi të dhëna telefonike që, sipas saj, dokumentojnë në mënyrë të saktë çdo lëvizje të Gazmir V. në periudhën në fjalë, pa asnjë lidhje me grupin kriminal.

Garazhet e organizatës dhe kontenierët e drogës

Ndërkohë, Ilir L., një tjetër i akuzuar, deklaroi para gjykatës se nuk kishte dijeni për aktivitetin kriminal që zhvillohej në ambientet që ai administronte. Ai akuzohet se ka menaxhuar garazhet ku ruheshin automjete dhe kimikate të përdorura për transportin dhe përpunimin e drogës.

“Gjykatësi i parë tha se duhet ta kisha kuptuar, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Ilir L., duke përmendur se sapo garazhet u kontrolluan, njoftoi punëdhënësin e tij, Indrit Kulaj – një prej dy krerëve të dyshuar të organizatës, së bashku me Alfredo Hamzain. “Ai më tha: ‘Mos u shqetëso, do të kujdesem unë për gjithçka, do t’i rregulloj kontenierët.. Por vendosa të tërhiqem nga kompania e tij”, shtoi Iliri.

Prokurori federal e përshkroi kompaninë “Mondovi”, e regjistruar në Belgjikë, si një “guaskë boshe”, që në letër operonte në fushën e import-eksportit të automjeteve, por në realitet ishte maskë për pastrimin e të ardhurave nga kokaina.

Emrat shqiptarë dhe aktiviteti në Tiranë

Në dosjen “Black Eagle” përmenden disa prej trafikantëve shqiptarë të drogës si Artur S., Indrit Kulaj, Arben I., Alfredo dhe Arten Hamzai, Fjodor B., Aldo T., Llazar S., Marsel A., Erik I., Geron Z., Klodjan B., Gazmir V., Ilir L. si dhe kosovari Bashkim O.

Hetimet kanë zbuluar edhe lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë shqiptarë, përfshirë raste të korruptimit me një orë në vlerë 400 mijë euro, si dhe takime të zhvilluara në Hollandë për të ndikuar në marrjen e lejeve ndërtimore për një kullë në Tiranë, fakte këto që nuk janë zbardhur plotësisht në mediat atje.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI