Flash

“Ju flini gjumë, ne na zien zemra” – tension në gjyqin e vrasjes së Martin Canit

Lapsi.al 22 May 2025
“Ju flini gjumë, ne na zien zemra” – tension në

Në Gjykatën e Tiranës, procesi gjyqësor për vrasjen tragjike të 17-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”, ku i akuzuar është bashkëmoshatari Merio Përlleshaj, u zhvillua përmes tensioneve të thella emocionale dhe përplasjesh mes palëve. Në një moment delikat të seancës, prokurorja Alma Felaj deklaroi: “Mbase prindërit kanë qenë në gjumë, kur fëmijët janë konfliktuar përmes mesazheve telefonike.”

Kjo fjali ngjalli zemërim të menjëhershëm nga babai i Luiz Meçës – i plagosur në të njëjtën ngjarje – i cili nuk i përmbajti dot emocionet dhe shpërtheu ndaj përfaqësueses së akuzës: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë.”

Tensioni kulmoi kur ai u përball me ndërhyrjen e trupit gjykues dhe u detyrua të largohet nga salla. Sipas burimeve, debatet u nxitën nga një detaj i rëndësishëm i hetimit: një ditë para ngjarjes, viktima Martin Cani dhe Luiz Meçe kishin udhëtuar së bashku në Kavajë për të luajtur futboll dhe ishin kthyer me makinën e prindërve të Luizit. Po ajo mbrëmje dyshohet se ka qenë momenti kur ka ndodhur një përplasje përmes telefonit, që mund të ketë ndezur spiralen e dhunës që kulmoi me vrasjen.

Seanca e radhës është caktuar për 28 maj, ora 10:15, ku pritet të dëgjohen edhe tetë dëshmitarë të tjerë të mitur.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI