Flash

Berisha: 11 maji ishte farsë dhe jo zgjedhje demokratike

Lapsi.al 22 May 2025
Berisha: 11 maji ishte farsë dhe jo zgjedhje demokratike

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në emisionin “Opinion” se më 11 maj Shqipëria nuk zhvilloi zgjedhje, por një farsë zgjedhore. Kryedemorkati theksoi se në këto zgjedhje janë shkelur të gjitha rregullat për barazi të subjekteve politike që morën pjesë në garën elektorale.

“Ti flet për zgjedhje unë flas për farsë, janë dy gjëra të ndryshme. Zgjedhje zhvillojnë 99% të vendeve të votës, por narko-diktatura zhvillon farsa elektorale. Pra ka farsa elektorale dhe ka zgjedhjeve. 11 maji ishte farsë absolute. Janë 16 dokumente ndërkombëtare të cilat janë garant për zhvillimin e zgjedhjeve dhe janë thyer një e nga një.

Këto që po them unë i ka thënë dhe ODIHR. Thotë patë të drejtë që të marrin pjesë në zgjedhje, por në fushë të pabarabartë. Janë dhunuar në këto zgjedhje, dokumenti i Kopenhagenit” - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI