Flash

Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës

Lapsi.al 22 May 2025
Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e

Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) në Greqi.

“Pa rrjedhën ekologjike prej digës së burimit të Aoos, lumi i egër i dikurshëm është reduktuar në një përrua të ngushtë vetëm 1.3 metër të gjerë. Kjo ka sjellë ndryshime drastike hidromorfologjike,” thuhet në studim.

Sipas Direktivave të Kuadrit Ujor të BE, rrjedha ekologjike nuk është thjesht një volum minimal ujor, por sasia e ujit e domosdoshme për ekosistemet e rrjedhës së poshtme për të ruajtur karakteristikat natyrore dhe për kryerjen e funksioneve jetike ekologjike.

Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa-Aoos, shtrihet përreth 260 km, duke filluar që prej burimit të tij në malet Pindos të Greqisë e duke vijuar në Parkun Kombëtar të Vjosës në Shqipëri, deri në grykëderdhjen e tij në Detin Adriatik.

Ndërtimi i digave në burimet e AOOS në Greqi në vitin 1987 e ndërpreu totalisht rrjedhën e poshtme të lumit, duke shkaktuar një kaskadë me impakte të rënda ekologjike.

Gjetjet e studimit tregojnë se reduktimi i rrjedhës së lirë ka sjellë gjithashtu uljen e numrit të specieve që janë pjesë e ekosistemit lumor, vazhdimësia e të cilave varet drejtpërdrejt nga vazhdimësia e rrjedhës së lumit.

“Mungesa e rrjedhës së lirë ka sjellë humbje drastike të habitatit dhe rënie në popullatën dhe diversitetin e peshqve, sidomos të troftës së Ballkanit,” citojnë më tej gjetjet, lidhur me impaktet që vihen re kryesisht gjatë muajve të thatë të verës.

Drejtori ekzekutiv i organizatës mjedisore, MedIna në Greqi, theksoi rolin jetik që ka lumi i egër Vjosa-Aoos në rajon.

“Aoos nuk është thjesht një lumë, është një arterie kryesore jetike, e cila lidh ekosistemet, komunitetet dhe trashëgiminë kulturore,” tha Alexis Katsaros nga MedIna.

Studimi i publikuar nga Riverwatch, EuroNatur dhe MedINA, thekson nevojën urgjente për të rikthyer rrjedhën ekologjike të lumit në digat e burimeve.

“Rikthimi i rrjedhës ekologjike të lumit Vjosa-Aoos duhet të jetë qëllimi kryesor i politikave publike të rajonit për një të ardhme të qëndrueshme,” u shpreh Katsaros nga instituti MedIna.

Të këshilluara

Identifikohet vrasësi i shqiptarit në Greqi

Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës. Sipas burimeve po...

18:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI