Flash

Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, që e nxorri nga seanca

Lapsi.al 22 May 2025
Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, që e nxorri nga

Babai i Luis Meçes ka folur për Euronews Albania pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca.

Ai shpjegoi se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.

Babai i Luisit, djalit i i cili mbeti i plagosur, tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.

“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.

Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.

Kujtojmë se këtë të enjte u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili dyshohet se u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, pranë shkollës “Fan Noli”.

Gjatë seancës së sotme pesë të mitur janë marrë në pyetje si dëshmitarë, dhe në seancë kanë qenë të pranishëm prindërit dhe një psikologe.

Seanca e radhës është caktuar për 28 maj, ku do të pyeten edhe 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës “Fan Noli”.

Në këtë ngjarje, shoku i Martinit, Luis Meçja, mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht ka bërë një rikuperim të plotë dhe tani gëzon shëndet të plotë.

Të këshilluara

Identifikohet vrasësi i shqiptarit në Greqi

Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës. Sipas burimeve po...

18:30

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI