Flash

Flasin familjarët e shqiptarit të vrarë në Greqi: Telefonoi gruan pasi u qëllua

Lapsi.al 22 May 2025
Flasin familjarët e shqiptarit të vrarë në Greqi: Telefonoi

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë pas 18 orësh në një vresht në Rafina të Greqisë. Altin Arapaj u qëllua me një plumb ne fytyrë nga një i njohuri i tij. Përpara se të ndërronte jetë ai telefonoi bashkëshorten duke i treguar emrin e autorit.

Kushëriri i viktimës u tha mediave greke se si e mësuan lajmin.

"Çfarë mund të them tani, jam në një gjendje të mjerueshme. Fjalët e tij të fundit ishin se telefonoi gruan e tij dhe i tha: "Filani më goditi në kokë me armë dhe eja të më gjesh. Kushëriri im ishte në fushë në atë moment, aty ku e gjetën sot.

Pardje kur shkuam... natën që ai telefonoi, po shikonim vendin ku u gjet telefoni, por nuk kishim parë në anën e sipërme ku u gjet sot. Ai e kishte qëlluar në faqe me armë. Autori i krimit ishte mik me kushëririn tim, ne të gjithë e njihnim.

Ata ishin ndarë kohët e fundit. Nuk kishin përplasje mes tyre. Nuk e dimë pse ndodhi kjo, nuk mund ta imagjinonim" – tha i afërmi i viktimës.

Sipas mediave greke, autori i dyshuar është identifikuar si Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë. Edhe viktima rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Identifikohet vrasësi i shqiptarit në Greqi

Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës. Sipas burimeve po...

18:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI