Flash

Përplasja me Shehajn/ Votat e “Mundësisë” shpallen të vlefshme tek Sami Frashëri

Lapsi.al 13 May 2025
Përplasja me Shehajn/ Votat e “Mundësisë” shpallen

Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve votimi për shkak të diferencave në ngjyrë, komisioni ka marrë një vendim zyrtar: të gjitha votat e kontestuara do të quhen të vlefshme.

“Mundësia” ka denoncuar publikisht se shtatë vota të partisë së tij ishin shpallur të pavlefshme pa një arsye të qartë, ndërsa vetë kreu i partisë, Agron Shehaj, deklaroi se kjo ishte një përpjekje për t’i hequr votat që mund t’u siguronin mandatin e dytë në Tiranë.

Pas shqyrtimit të situatës, KZAZ vendosi në favor të kërkesës së Partisë “Mundësia".

Ky zhvillim konsiderohet një fitore e rëndësishme procedurale për Partinë “Mundësia”, që sipas rezultatit të deritanishëm ndodhet shumë pranë sigurimit të një mandati tjetër në qarkun e Tiranës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI