Flash

Celibashi: Rezultati zyrtar i Vorës, të hënën në 8 të mëngjesit!

Lapsi.al 11 May 2025
Celibashi: Rezultati zyrtar i Vorës, të hënën në 8

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar në një lidhje me emisionin Opinion, se pse rezultati i votimit në bashkinë e Vorës – e vetmja ku u përdor sistemi elektronik i votimit dhe numërimit – nuk është shpallur menjëherë pas mbylljes së votimit, ndonëse pajisjet e lejojnë këtë. Celibashi tha se projekti ishte një pilot i dakordësuar me konsensus me Partinë Demokratike, dhe qëllimi nuk ishte testimi i shpejtësisë së rezultatit, por i sigurisë dhe fshehtësisë së votës.

“Votimi elektronik është projekt pilot që u realizua me konsensus përfshirë edhe me Partinë Demokratike dhe në diskutimet që kemi pasur në mundësin e shtrirjes më shumë të votimit elektronik nuk pati dakortësi nga Partia Demokratike për aplikimin në të gjithë Shqipërinë. Sipas vlerësimit që u bë, PD kishte konsideratë që sistemi që ne aplikojmë për votimin dhe numërimin elektronik nuk ofron garanci, gjithsesi është rasti ta riaplikojmë projektin pilot dhe kur bëmë diskutimin për kohën e shpalljes së rezultatit, ata thanë që nuk po testojmë pajisjen që e nxjerr rezultatin menjëherë apo jo. Pra ne duam të testojmë pajisjen sa integritet ka në lidhje me fshehtësinë e votës, e dimë që transmetimi mund të bëhet menjëherë. Në këtë formë është dakortësuar” shpjegoi Celibashi.

Kreu i KQZ-së njoftoi gjithashtu se rezultati do të shpallet publikisht të hënën në orën 08:00 të mëngjesit dhe  konfirmoi se të dhënat ekzistojnë dhe janë prodhuar nga vetë pajisjet elektronike.

“Ato janë dokumente të prodhuara realisht nga pajisjet, disa operatorë që menaxhuan pajisjet kur mbyllën aplikuan komandën e printimit të tyre. Ai është rezultati i prodhuar nga pajisja” u shpreh Celibashi, sipas të cilit pjesëmarrja në përqindje është më e ulët në këto zgjedhje se 4 vite më parë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI