Flash

Braçe pas zbulimit të zyrës së fshehtë: “Ishin shokët e mi, jo punonjës shteti”

Lapsi.al 11 May 2025
Braçe pas zbulimit të zyrës së fshehtë: “Ishin

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, reagoi pas incidentit të ndodhur në një zyrë të padeklaruar elektorale pranë zonës së ish-Bllokut në Tiranë, ku disa patronazhistë u filmuan duke dalë me vrap sapo panë kamerat, pak para se të mbërrinte policia.

Në një prononcim për mediat, Braçe mohoi çdo shkelje ligjore dhe deklaroi se personat brenda zyrës ishin “shokët e tij” dhe jo punonjës të administratës, duke shtuar se “është ditë e diel, nuk ka punonjës shteti”.

(Video) Shikoni si ikin me vrap patronazhistët nga zyra elektorale Tiranë

“Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral,” tha Braçe.

Sipas tij, ambienti është inspektuar “cep më cep” dhe akuzat për blerje votash janë absurde. Braçe u përpoq të ironizojë rivalin opozitar duke thënë: “Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Prisni rezultatin tani që ta marrë vesh Belindi me gjithë Belindën.”

[caption id="attachment_1000185" align="alignnone" width="1704"] Screenshot[/caption]

I pyetur nëse Këlliçi kishte ndonjë pretendim konkret për blerje votash, Braçe tha: “E pyeta zotin Këlliçi: ke ndonjë pretendim që të kam blerë votë të vetme? Jo – tha. Gjithë të mirat.”

Socialisti këmbënguli se gjithçka është një inskenim politik dhe u përpoq ta minimizojë ngjarjen, ndërsa prania e policisë dhe publikimi i pamjeve nga opozita e kanë kthyer çështjen në një incident serioz elektoral në Tiranë.

Të këshilluara

Ora 19:00, mbyllet afati zyrtar i zgjedhjeve

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Për 12 orë radhazi, qytetarët shqiptarë brenda vendit ka...

19:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI