Flash

PD: Të gjithë manipuluesit janë listuar si terroristë elektoralë

Lapsi.al 11 May 2025
PD: Të gjithë manipuluesit janë listuar si terroristë

Partia Demokratike, duke falenderuar qytetarët që kanë votuar sot, pavarësisht presioneve të pafundme të patronazhistëve të Edi Rames ju bën thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar ende, të dalin për të shprehur vullnetin e tyre të lirë.

Ne kërkojmë që cdo votë e mundur për ndryshimin dhe kundër stanjacionit 12 vjecar, të hidhet. Ne falenderojmë votuesit, vëzhguesit, dhe komisionerët e opozitës që kanë mbajtur sot të gjallë demokracinë në kushte të pabarabarta.

Të gjithë ndërhyrësve, manipuluesve, kërcënuesve, hajdutëve elektoralë, u bëjmë me dije se jeni listuar, me pamje, emër dhe rekorde, si terroristë elektoralë. Me besim te fitorja dhe ndryshimi: votoni, votoni, votoni!

Të këshilluara

Ora 19:00, mbyllet afati zyrtar i zgjedhjeve

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Për 12 orë radhazi, qytetarët shqiptarë brenda vendit ka...

19:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI