Flash

Policia: Arrestime të tjera votuesish që fotografojnë votën (Detaje)

Lapsi.al 11 May 2025
Policia: Arrestime të tjera votuesish që fotografojnë votën

Policia njofton se dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit gjatë procesit elektoral.

Arrestohet personi i dytë sot në Qarkun e Elbasanit për fotografim vote. Këtë herë personi që fotografoi votën ishte në fshatin Spathar të Librazhdit.

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Një shtetas është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës për shkelje të ligjit zgjedhor.

30- vjeçari, , dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Policia dhe Prokuroria po vijojn hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI