Flash

(Video) Shikoni si ikin me vrap patronazhistët nga zyra elektorale Tiranë

Lapsi.al 11 May 2025
(Video) Shikoni si ikin me vrap patronazhistët nga zyra elektorale

Tre persona janë shoqëruar nga policia pas incidentit në një zyrë elektorale të padeklaruar të Partisë Socialiste, pranë zonës së ish-Bllokut, e cila pretendohet nga deputeti Erion Braçe si “zyra e tij personale”.

Pamjet e publikuara nga Partia Demokratike tregojnë njerëz që largohen me nxitim nga ambienti ku, sipas PD-së, janë kapur materiale komprometuese për manipulim votash.

Sipas opozitës është dokumentuar një "krim zgjedhor", ku përfaqësues të administratës shtetërore dyshohet se kanë poseduar në mënyrë të paligjshme materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma parash të dyshuara për blerje votash.

https://lapsi.al/2025/05/11/video-patronazhistet-ja-fusin-vrapit-brace-perplaset-me-gazetaren/

PD thotë se tre përfaqësues të saj kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, por kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje me një vonesë prej mbi 90 minutash, duke u dhënë sipas saj “kohën e nevojshme për të zhdukur provat e krimit elektoral”.

“Narkoregjimi i Edi Ramës dëshmoi edhe një herë fytyrën e tij,” thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike, që akuzon qeverinë për përdorim të strukturave shtetërore në funksion të manipulimit të votës më 11 maj.

Të këshilluara

Ora 19:00, mbyllet afati zyrtar i zgjedhjeve

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Për 12 orë radhazi, qytetarët shqiptarë brenda vendit ka...

19:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI