Flash

Do ta njihni rezultatin? Berisha flet për bandat që kanë rrethuar KZAZ

Lapsi.al 11 May 2025
Do ta njihni rezultatin? Berisha flet për bandat që kanë rrethuar

Në deklaratën e parë pas mbylljes zyrtare të votimit për zgjedhjet e 11 majit, ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq i bindur për fitoren e opozitës dhe lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për tentativë manipulimi të rezultatit. I pyetur nga gazetarët nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve apo jo, Berisha nuk dha një përgjigje të qartë.

"Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut ato që ndodhin dhe ne gjatë të gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë të gjitha përpjekjet antiligjore, të bëra në të 4 anët e vendit, por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është një përpjekje flagrante për të ndikuar rezultatin, por kjo nuk do të ndodhë, sepse komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta dhe të prera" tha Berisha.

“Sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve.” – deklaroi Berisha, duke theksuar rëndësinë e procesit të numërimit dhe duke paralajmëruar që “asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet nën presion.”

Ai ngriti alarmin për ndërhyrje të bandave në disa zona të vendit, me theks të veçantë në Durrës: “Në Durrës, bandat e Pojës e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, po ata janë më aktiv. Janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD.”

https://www.youtube.com/watch?v=Q_qf8CM3SxU&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Berisha iu drejtua komisionerëve të opozitës me një porosi të prerë: “Të zbatohet ligji dhe vetëm ligji" u shpreh Berisha ndërsa u zotua se qeveria e ardhshme e Aleancës për Shqipërinë Madhështore “do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do të marrin ndëshkimet më maksimum si të tilla.”

Në vijim të deklaratës, Berisha sulmoi edhe një exit poll të publikuar nga analisti Baton Haxhiu, duke e cilësuar si mashtrim të paguar: “Lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi, nuk bëri asgjë veç konvertoi në poll memorandumin e kuçit.”

Në mesazhin e tij për Ramën, Berisha tha: “Me pilula të tilla do të mbetesh shumë shpejt, për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e tij të fundit në pushtet. Ndaj mos përdorë gënjeshtarë të gatshëm, papagaj të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave.”

 

Të këshilluara

Ora 19:00, mbyllet afati zyrtar i zgjedhjeve

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Për 12 orë radhazi, qytetarët shqiptarë brenda vendit ka...

19:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI