Flash

Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi për t'iu shlyer Italisë?

Lapsi.al 15 April 2025
Përleshje mes kriminelësh në Gjadër/ A ishte ky borxhi

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive dhe që në ditët e para iu janë kundërvënë forcave të policisë italiane. Mediat italiane raportojnë se njëzet emigrantë kanë filluar një protestë të dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës për të shprehur irritimin e tyre mbi burgosjen që i kanë bërë. Menjëherë, autoritetet italiane kanë shtuar masat e sigurisë brenda kampit, ndërsa xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe dhomat e plaçkitura janë disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Ndërkohë në Itali, pamjet e refugjatëve që u sollën në Shëngjin me duart e lidhura me fasheta plastike kanë provokuar reagimin e menjëhershëm të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është pasuar me shqetësimin e të forcave të majta për keqtrajtime të mundshme.

Dhe në sfondin e polemikave për emigrantët e transferuar nga Italia në Shqipëri, një detaj që ende nuk është kuptuar mirë në Shqipëri është pikërisht profili i atyre 40 personave që mbërritën në portin e Shëngjinit më 11 prill.

Ata nuk janë azilkërkues të zakonshëm në kërkim të një jete më të mirë, por individë që, sipas autoriteteve italiane, përbëjnë rrezik për rendin publik, të dënuar apo të hetuar për vepra të rënda penale.

Përdhunues, trafikantë armësh, tentativë vrasje

[caption id="attachment_994390" align="alignnone" width="1024"] Emigrantë duke pritur të zbresin në Gjadër (AP Photo/Vlasov Sulaj)[/caption]

Ishte Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi që e qartësoi situatën pas pikëpyetjeve që u ngritën në Itali mbi shoqërimin e refugjatëve me duar të lidhura nga prangat plastike. Piantedosi ka theksuar se kjo është një “procedurë e zakonshme e zbatuar në mënyrë autonome nga forcat e rendit” dhe se “personat në fjalë ndodheshin në një gjendje kufizimi të lirisë personale si rezultat i vendimeve të autoritetit gjyqësor.”

Sipas të dhënave të bëra publike: 5 prej migrantëve ishin të dënuar për dhunë seksuale, pra ishin përdhunues, një tjetër ishte i dënuar për tentativë vrasjeje, disa të tjerë kishin precedentë për vepra të tilla si: posedim i armëve, vjedhje, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe plagosje, ndërsa katër vetë ishin konsideruar të rrezikshëm për shkak të historikut të tyre kriminal.

Qesharake/ Rama para dy vitesh: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri(VIDEO)

Në një shembull që raportojnë mediat italiane rezulton se autoritetet italiane referojnë për një shtetas me origjinë nga Afrika Veriore, i cili ishte liruar nga burgu më 30 mars pas një dënimi prej 1 viti, 5 muajsh e 27 ditësh, për mbajtje të paligjshme armësh, vjedhje dhe rezistencë ndaj policisë. Ai kishte marrë disa dënime, përfshirë për grabitje dhe plagosje, si dhe kishte përdorur shumë identitete të rreme. Ky person, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali më 8 nëntor 2016, nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të rregulluar statusin e tij, duke mbetur në mënyrë të paligjshme në vend për vite me radhë.

Kështu 10 prej 40 personave kishin precedentë penalë apo ishin të sinjalizuar për vepra kundër personit, si tentativë vrasjeje, dhunë seksuale apo plagosje. 16 të tjerë ishin të përfshirë në krime kundër pasurisë, për 7 kishte pasur akuza për trafik apo shpërndarje droge dhe të tjerët kishin shkelje të lidhura me imigracionin e parregullt apo përdorim të dokumentave false.

A ishte ky borxhi për t'iu shlyer Italisë?

[caption id="attachment_994386" align="alignnone" width="700"] Rama dhe Meloni në Gjadër[/caption]

Nëse italianët kanë gjithë të drejtën t'i kërkojnë llogari autoriteteve të tyre se pse i kanë sjellë migrantët të lidhur gjatë zbarkimit, në Shqipëri çështja është një tjetër: A ishte ky borxhi që Shqipëria i kishte Italisë, sa për të strehuar kriminelët të cilëve iu është refuzuar pasaporta italiane?

Sepse ky "borxh" ishte justifikimi që kryeministri Rama dha në momentin që firmosi paktin me homologen e tij në Itali, Xhorxhia Meloni.

Në nëntor të vitit 2023 u tha se Shqipëria do të strehonte maksimumi 3 mijë refugjatë që do të kapeshin në ujërat ndërkombëtare dhe do të trajtoheshin në Kampin e Gjadrit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Rama lëshoi edhe sloganin "Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet!".

E majta italiane kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Jo një “Guantanamo” në Shqipëri

Ai e justifikoi dhënien e territorit shqiptar në dispozicion të Italisë, duke thënë se ky ishte një borxh që populli shqiptar ia ka Italisë "për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI