Flash

“Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

Lapsi.al 13 April 2025
“Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në

“Qeveria e djathtë italiane po përpiqet sërish të mbushë kampet e saj të dëbimit në Shqipëri. Në vend të refugjatëve që mbërrijnë me varka, Roma tani ka dërguar edhe emigrantë kriminelë” – shkruan gazeta gjermane “Der Standard”. Reportazhin e plotë nga Roma të gazetarit Dominik Straub, lapsi.al e sjell më poshtë të plotë.

Shumica e emigrantëve nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte me ta. Ata u zgjuan në qeli natën mes së enjtes dhe të premtes. U vunë në pranga dhe u transportuan me autobus për në qytetin portual të Brindisit në jug të Italisë. Vetëm në port ndoshta e kuptuan se tani do të dërgoheshin në kampet italiane të dëbimit në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht kjo ajo që ndodhi.

Ata u dërguan me anijen e marinës “Libra” në portin e Shëngjinit dhe prej andej në kampin e dëbimit të Gjadrit, rreth 20 kilometra më larg. Sipas mediave italiane, të dëbuarit e transferuar në Shqipëri nga autoritetet italiane ishin emigrantë nga Maroku, Tunizia, Algjeria, Nigeria, Egjipti, Pakistani, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Para se të transferoheshin në Shqipëri, 40 emigrantët u ishin internuar në kampe të ndryshme deportimi në të gjithë Italinë. Disa prej tyre kishin kryer më parë edhe vepra penale. 5 ishin dënuar për vepra seksuale, 1 për vrasje në tentativë dhe disa të tjerë për vjedhje, vepra të tjera kundër pronës dhe rezistencë ndaj autoritetit shtetëror.

LEXO EDHE: Meloni ndryshon paktin që firmosi me Ramën, Shqipëria shtet me Cpr

Të tjerët nuk kishin rënë më parë në konflikt me ligjin, por e përbashkëta e të gjithëve është se nuk kanë leje qëndrimi në Itali dhe kanë marrë urdhër të largohen nga vendi. Ata tani do të deportohen nga Shqipëria në vendet e tyre të origjinës brenda një maksimumi 18 muajsh.

Kostoja prej 1 miliard eurosh

Transferimi, (opozita italiane e quan depërtim) i 40 emigrantëve që u kërkohet të largohen nga Italia në Shqipëri është tashmë përpjekja e katërt e qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit për të vënë në funksion kampet e dëbimit ekstra-territorial, të cilët u kanë kushtuar aktualisht taksapaguesve italianë rreth 1 miliard euro.

Të dyja qendrat janë rezultat i një marrëveshjeje dypalëshe për migracionin midis Romës dhe Tiranës dhe janë ngritur që nga vjeshta e vitit 2024. Deri më tani, të tre përpjekjet e qeverisë për të transferuar azilkërkues në kampet shqiptare të dëbimit dhe për t'iu nënshtruar një procedure të përshpejtuar azili që zgjat maksimumi 30 ditë, kanë dështuar për shkak të kundërshtimeve nga gjykatat italiane.

Me përpjekjen e saj të re për të internuar emigrantë në Shqipëri, Meloni po hedh pjesërisht në det qëllimin fillestar të kampeve. Fillimisht, qendrat e dëbimit ishin të destinuara ekskluzivisht për refugjatët meshkuj me varka nga vendet e sigurta të origjinës, pa asnjë perspektivë për një vendim pozitiv për azilin.

LEXO EDHE: Kritika për marrëveshjen Rama-Meloni: Shqipëria, kamp për refugjatët e padëshiruar

Në fakt, të gjithë emigrantët e sjellë në Shqipëri fillimisht ishin shpëtuar nga roja bregdetare italiane në det të hapur dhe ishin dërguar në kampet ekstra-territoriale pa u futur në Itali. Qëllimi i qeverisë ishte të siguronte që emigrantët të mos shkelnin kurrë në tokën italiane. Nga ana tjetër, “mysafirët” e rinj të kampeve janë ekskluzivisht persona që kanë qenë tashmë në Itali.

Vetëlëndimi në kamp

Qëllimi i ri i kampeve u bë i mundur me një dekret të qeverisë në Romë më 28 mars. Mbetet për t'u parë nëse ndryshimi i përdorimit është rënë dakord me qeverinë shqiptare dhe nëse do t'i rezistojë shqyrtimit nga gjykatat italiane. Deputetja italiane socialdemokrate Cecilia Strada kritikoi faktin se të prekurit ishin vënë në pranga dhe se deri më tani atyre u ishte mohuar kontakti me avokatët e tyre.

Të internuarit ishin të dëshpëruar. Tashmë ka pasur tre incidente të vetëlëndimit. Kolegu i partisë së Stradës, Alessandro Zan, i bëri thirrje kryeministres Meloni që "të ndalojë së kopjuari mikun e saj Donald Trump dhe të pranojë dështimin e modelit shqiptar". ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI