Flash

Krahasimi i dy fushatave/ Kush qe më mirë Rama apo Berisha?

Lapsi.al 12 April 2025
Krahasimi i dy fushatave/ Kush qe më mirë Rama apo Berisha?

Në hapjen e fushatave të dy partive të mëdha Rama dhe Berisha e kanë mundur njëri tjetrin në fushën ku dinë të konkurojnë më mirë dhe ndihen më të sigurtë: I pari në aftësinë për të bërë shou dhe i dyti në atë për të bërë politikë.

Një krahasim i dy mitingjeve atij që demokratët mbajtën të premten pasdite në sheshin Nënë Tereza dhe atij që PS zhvilloi të shtunën paradite në sheshin Skënderbej, u vunë pak a shumë re ato karakteristika që liderëve u njohim më mirë.

Edi Rama e fitoi betejën e formës. Që nga 2009 që ka udhëhequr zgjedhjet në timonin e PS-së ai ka shfaqur një aftësi të vërtetë kameleoni për të ndryshuar. Nëse në 2009 ,motoja qe "përtej së majtës dhe të djathtës", në 2013 ajo u zhvendos shumë në të majtë, duke vënë theksin tek zvogëlimi i pabarazive, tek taksa e ndershme progresive, tek shëndetësia falas etj. Pasi kreu një mandat në pushtet, në 2017 doli me tezëm "timonin vetëm për mua, se më pengojnë  partitë e tepsisë", ndërsa në 2021 u konvertua në një gastor që e ktheu fushatnë në tallava dhe argëim, pa paraqitur një rresht të vetëm program. 

Andi Bushati: Rama si padron i kohës dhe shkallmues i kalendarit

Edhe këtë herë, ngaqë ka 12 vjet në qeverisje, një vandak me premtime të pambajtura, ai ka vendosur të mos merret me të tashmen, por me të ardhmen: anëtarësimin e vendit në BE dhe pashaportën evropiane, që të dyja tema për të cilat nuk konkurohet në këtë mandat.

Rama: BE “tokë e premtuar”, ta ngjisim atje së bashku flamurin më të bukur në botë

Pavarësisht se manipulative dhe me thelb të gënjeshtërt, Ramës i duhet njohur merita që në fushata di të rishpikë vetveten. Kësaj i ngjau edhe mitingu i të shtunës që më shumë ishte si hapja e festivalit të Gjirokastrës, sesa si një manifestim politik. Por ama një gjë është e qartë, për mirë apo qoftë edhe për keq, një hapje fushate e tillë nuk është parë kurrë më parë. Me Ramën mund të jesh i mërzitur, por ai di të mos bëhet i mërzitshëm. Dhe në këtë aspekt, atë të formës, ai e fitoi betejën.

Mitingu hapës i PD, i mbajtur të premten ishte një përsëritje pa fantazi i atyre që kemi parë tashmë. Po të kthesh filmin pas, në fillim vitet 2000, demokratët i kanë bërë hapjet e fushatave po njësoj. Ato ngjajnë gjithashtu si dy pika uji me ato që Basha organizonte para Berishës. Pra nga pikpamja e formës asnjë ndryshim. Risia e vetme qe strategu i fushatës, amerikani trampist La Civita, por i cili nuk foli më shumë sesa dy minuta.

Pra e gjitha një "deja vue" pa fantazi, ku flasin një i ri, një bujk, një mësuese, qe shajnë qeverinë për ti lënë më pas fjalën Berishës.

“Fitore për familjet shqiptare"/LaCivita: Programi i PD, njësoj si i Regan dhe Trump

Ama nëse e humbi betejën e formës, lideri i PD-së e fitoi betejën politike. Fajalimi i tij qe thellësisht politik, ai i një rivali të një pushteti autokratik. Nëse tek Rama s'kishte as bilanc, as premtime për mandatin e ardhshëm veç fabulës të pashaportës, Berisha bëri radiografinë e një qeverisjeje të dështuar. Ai bëri një ekspoze të rezistencës se si opozita i kishte shpëtuar planit të asgjesimit nga regjimi. Rama "Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur.

Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju", i'u drejtua ai turmës. Ai po ashtu premtoi vendosjen e minimumit jetik "200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo të papunë, për çdokënd në ndihmë ekonomike", duke premtuar dyfishim të pagave dhe pensioneve dhe ulje drastike taksash.

Natyrisht ky program ekonomik duhet kaluar në një skaner nëse është i realizueshëm apo jo. Dhe ky duhet të jetë debati real i një fushate. Prandaj qasja e Berishës ishte me nota të thella politike, fiks fjalimi i duhur i një lideri opozite. Pikërisht për këtë mund të thuhet se nëse Rama e mundi rivalin në formë, në ditën e parë të fushatës ai e humbi betejën në thelb.          

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI