Flash

Tarifa të zhurmshme por strategji të heshtur: Si po e minon fshehurazi Kina-Amerikën

Lapsi.al 9 April 2025
Tarifa të zhurmshme por strategji të heshtur: Si po e minon fshehurazi

Tregjet financiare ndodhen në një periudhë paqëndrueshmërie të thellë. Një valë shitjesh të mëdha të obligacioneve amerikane, të quajtura “Thesare”, po godet jo vetëm SHBA-në, por indirekt edhe tregjet e Azisë dhe Europës. Në qendër të kësaj tronditjeje qëndron një lojtar i vetëm, Kina.

Ndërsa lufta tregtare me SHBA-në e drejtuar nga Donald Trump ka plasur haptazi, prej disa javësh, Pekini ka nisur një tërheqje të heshtur por të qartë nga zotërimet në Thesarin Amerikan dhe kjo lëvizje po shkund themelet e sistemit financiar ndërkombëtar.

Dikur zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan në botë, Kina ka ulur pjesën e saj nga 30% e borxhit të huaj amerikan në 2011, në vetëm 12% sot. Dhe gjatë javëve të fundit, nga tensionet e larta mes administratës Trump dhe Pekinit për tarifat, kjo tërheqje është përshpejtuar.

Lexo më tej: Lufta tregtare SHBA-Kinë përshkallëzohet: Trump kërcënon, Kina nuk tërhiqet 

Sipas Bloomberg, burime nga tregu raportojnë se Banka Popullore e Kinës (PBOC) u ka kërkuar bankave shtetërore të ndalojnë blerjet në dollar. Kjo përkthehet si një paralajmërim se më shumë shitje të Thesarëve amerikanë po vijnë.

Kur SHBA shet borxhe (Thesare), ajo i përdor ato para për të financuar shpenzimet publike. Por kur blerësit më të mëdhenj si Kina tërhiqen, SHBA është e detyruar të ofrojë interesa më të larta për të gjetur investitorë të rinj.

Problemi është se deficiti buxhetor amerikan është gjithmonë e më i madh. Këtë vit parashikohet të kalojë 10% të PBB-së këtë vit.

Në këtë situatë, largimi i Kinës rrezikon rritje të shpenzimeve për borxhin, presion mbi Rezervën Federale (Bankën Qëndrore) për të ndërhyrë dhe tregje më të paqëndrueshme (me më pak besim te dollari).

“Kur Kina tështin, tregu i Thesarit ftohet,” tha Nour Al Ali nga Macro Markets.

Cilat janë motivet e Kinës?

Kjo nuk është thjesht një lëvizje financiare. Është një manovër strategjike me disa objektiva. Një prej tyre është diversifikimi, sepse Kina nuk dëshiron të mbajë më shumë dollarë se sa duhet, sepse rreziku i sanksioneve amerikane është real.

Gjithashtu objektiv tjetër është stabiliteti i brendshëm. Përballë një krize në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe daljeve të kapitalit, Pekini dëshiron të mbështesë monedhën e vet (yuan-in) duke ulur rezervat në dollar.

Pastaj vjen edhe presioni politik. Në sfondin e tensioneve për Tajvanin dhe tarifave të Trump, kjo është edhe një formë presioni mbi SHBA-në.

Efekti domino në tregjet globale

Shitja e Thesarit amerikan ka pasur ndikim të menjëhershëm. Rendimentet (interesat) e borxhit në Japoni dhe Australi janë rritur ndjeshëm.

Dollari është dobësuar, edhe pse teorikisht duhej të forcohej kur rriten interesat. Kjo sugjeron se besimi në dollar si strehë e sigurt po lëkundet.

“Nëse Kina po largohet, të tjerët mund ta ndjekin,” paralajmëron Conor Cooper i Macro Squawk. “Dominanca e dollarit varet nga besimi i të huajve. Dhe ky besim po gërryhet.” 

Çfarë pritet të ndodhë më tej?

SHBA duhet të ruajë një balancë shumë të rrezikshme. Mundësitë janë që Rezerva Federale të ndërhyjë për të blerë borxhin vetë (si në krizën e 2020).

Kina mund të shesë më shumë Thesare dhe të zhvendoset drejt arrit, valutave alternative ose mallrave. Thesari amerikan mund të detyrohet të mbështetet më shumë te blerësit e brendshëm, gjë që nxit interesa më të larta dhe ngadalëson rritjen ekonomike.

Në fund të ditës, ky është një moment historik. Tregu i Thesarit amerikan po kalon një test ekzistencial.

Tërheqja e Kinës mund të ndryshojë balancat e fuqisë ekonomike globale dhe të sjellë një botë ku dollari nuk është më mbreti i padiskutueshëm i financave botërore.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI