Flash

Berlini: "JO zgjerimit të BE"/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

Lapsi.al 14 April 2025
Berlini: "JO zgjerimit të BE"/ Rama duhet të ndryshojë

Ndërsa Edi Rama në Shqipëri po bën fushatë me të vetmen kartë që i ka mbetur, futjen e Shqipërisë në BE dhe paisjen e qytetarëve shqiptarë me pashaportë Evropine, një sinjal që e rrëzon këtë propagandë ka mbërritur nga Berlini. Në marrëveshjen e konkluduar mes dy partive të mëdha CDU dhe SPD për të qeverisur Gjermaninë, një ndër pikat e programit të dakordësuar është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit. Në marëveshjen e koalicionit që do të drejtohet nga kancelari Mertz thuhet: Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: "Zgjerimi i BE-së kërkon një konsolidim të brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht".

Premtimi i Ramës: Shqipëria 2030 do jetë një Shqipëri e re, me tjetër fuqi e pozicion

Këtë ka konfirmuar sot edhe gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një artikull të gjatë të titulluar: "Refuzimi i zgjerimit të BE-së". Autori i saj është gazetari dhe specialisti i njohur i rajonit tonë Michael Martens.

Ai e ka ripostuar këtë artikull në rrjetin e tij social "X"- ish Twitter duke e përforcuar edhe me një shënim: “Qeveria e re gjermane, në marrëveshjen e saj të koalicionit, është shprehur në mënyrë të qartë kundër zgjerimit të BE-së – pra, kundër pranimit të anëtarëve të rinj me status të plotë” ka shkruar Martens.

LEXO ME TEJ: Shkrimi i plotë në “FAZ”: Si qeveria e re gjermane po bllokon zgjerimin e BE-së

Pak ditë më parë edhe gjermania Bild kishte përforcuar këtë lajm duke bërë lidhjen me zhgënjimin që do të shkaktojë ai në rajonin tonë, ku po flitet gjithnjë e më shumë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër BE-së; "Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: qeveria e re gjermane në thelb po ndalon zgjerimin e BE-së. Pasi ajo këmbëngul në një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes".

Rama i pakompleksuar për sloganin e fushatës, personalizon anëtarësimin në BE (FOTO)

Të shtunën në hapjen e fushatës elektorale të partisë së tij kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në të cilin u vu re se pranimi në BE ishte i vetmi premtim i tij zgjedhor. Duke anashkaluar të gjitha mosarritjet, shokët e vet që kanë përfunduar në burg dhe korrupsionin galopant Rama ka vendosur ta joshë elektoratin me pashaportën evropiane si pjesë e projektit "Shqipëria 2030". Slogani i fushatës së tij eshte: "Vetëm me Edin në BE". Edhe të gjithë drejtuesit e qarqeve nuk harruan të përsërisin që ky është një objektiv që vjen si vokacion që nga koha e Sekënderbeut dhe të cilin mund ta realizojë vetëm rimishërimi i heroit kombëtar në kohën e sotme.

Andi Bushati: Ku e gjeti Rama pashaportën e Shqipe Tiranës

Por, ndryshe nga propaganda që thotë se Shqipëria do të mbyllë 35 kapitujt deri në vitin 2027- një objektiv tepër optimist- për tu bërë anëtare e BE-së Shqipëria duhet të marë edhe votën e veçantë të vendeve anëtare që duhet të shprehen secili me miratim në kuvend ose me anë të referendumit të çdo pranimi të ri. Që para se ky proces të ndodhë ka ardhur goditja e parë e rëndë dhe jo nga një shtet i çfardoshëm por nga Gjermania qeveria e re e së cilës ka vendosur ti thotë jo zgjerimit. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI