Flash

"Shpresoj që Leo të na përshëndesë duke ngritur Kupën": Scaloni ‘falet’ te Messi e ka një plan për Mbappe

Lapsi.al 17 December 2022
"Shpresoj që Leo të na përshëndesë duke ngritur

"Leo tha se do të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës? Kështu që unë shpresoj që ai të fitojë dhe pastaj të thotë lamtumirë duke ngritur Kupën." Kjo është shpresa e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni, në prag të finales botërore kundër Francës. Ndeshja e fundit e Katarit është planifikuar për të dielën në orën 16:00 në Doha. "Do të ishte e mrekullueshme dhe akoma më e bukur të mendosh se mund ta shijojmë këtë moment me të. Do të ishte skena më e mirë e mundshme që ai të thoshte lamtumirë". Tekniku i Argjentinës Scaloni, gjithësesi, ka saktësuar: "Nesër do të jetë Argjentinë-Francë dhe jo Messi kundër Mbappe. Ndeshja mund të vendoset nga lojtarë të tjerë. Por unë e shoh Messi në formë dhe shpresoj që ai të jetë vendimtar".

“Është një ndeshje ku do të ketë shumë lojtarë të fortë në fushë, në të dyja anët. Për këtë arsye shumë lojtarë mund ta vendosin, ndoshta do të varet nga detajet – tha sërish Scaloni –. Si ndalohet Mbappé? Unë do të thosha me punë ekipore dhe jo individuale. Dhe e përsëris, ne do të përballemi me Francën, jo vetëm me Mbappé, i cili është i mrekullueshëm. Ai ka shumë shokë skuadre që e bëjnë edhe më të madh. Jam i sigurt se do të bëhet edhe më i fortë me kalimin e kohës, por ndërkohë, le të mendojmë për të nesërmen”.

SKEMA TAKTIKE ANTI-FRANCË

Mbrojtje me tre apo katër? "Një klishe thotë se finalet fitohen, nuk luhen. Por unë mendoj se para së gjithash finalet duhen luajtur. E duke ditur se sa probleme mund të shkaktojë një kundërshtar, atëherë duhet menduar si ta vendosësh ti në vështirësi. Një ndeshje analizohet, punohet për të. Nuk mund të mendosh të fitosh çdo duel individual gjatë ndeshjes. Sa i përket formacionit, tashmë e kam vendosur dhe do të jetë ai me të cilin mendoj se mund t’i krijojmë më shumë probleme Francës”.

Lexo më tej: Deschamps, në sulm para finales: “Benzema nuk kthehet. Virusi? Do bëjmë më të mirën”

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI