Flash

Ivana Knoll, tifozja bukuroshe kroate zbulon: “Shumë lojtarë të impenjuar në Botëror më shkruajnë mesazhe”

Lapsi.al 16 December 2022
Ivana Knoll, tifozja bukuroshe kroate zbulon: “Shumë lojtarë
Talenti i Modric nuk mjaftoi për të lejuar Kroacinë të arrinte në finalen e Kupës së Botës. Bardhekuqtë dolën nga turneu me Argjentinën me rezultatin e rëndë 3-0. Megjithatë, është një kroate që do ta kujtojë gjithmonë këtë Botëror: modelja Ivana Knoll. Numri i ndjekësve të saj është pesëfishuar. Në një intervistë për Daily Mail, influencuesja që tani mburret me 3 milionë ndjekës në Instagram (para Kupës së Botës kishte 600 mijë), tregoi disa histori pikante. Mbetet shumë pak për të zbuluar nëse ky do të hyjë në histori si Botërori i Messi apo Mbappe, por me siguri mund të themi se ishte kompeticioni i Ivana Knoll. Ish-miss Kroacia ishte një yll i vërtetë në rrjetet sociale. Modelja kroate ka rrëfyer se ka marrë shumë propozime për takime nga lojtarët e përfshirë në turne. Kjo natyrisht, përveç kërkesave të pashmangshme eksplicite nga ndjekësit.
“Unë thjesht po argëtohem me të gjithë – shpjegoi Knolldoll (nickname i saj në IG) –. Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur, nuk jam e interesuar të takoj askënd këtu. Synimi im është t'i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha. Tifozët që takoj kudo më adhurojnë. Por kur shkoj në ndeshje tani, miqtë e mi nuk ulen me mua dhe spostohen në vende të tjera për shkak të telekamerave”. Modelja kroate u lejua të shfaqej gjysmë e zhveshur në stadium dhe në rrugët e Dohas, pavarësisht se qeveria i ndalonte gratë të ecin me supet të zhveshur. Megjithatë, autoritetet kanë mbyllur një sy duke pasur parasysh popullaritetin e madh që vajza ka arritur, edhe në sytë e popullit katariot, që nuk ka humbur rastin për ta fotografuar. "Por vetëm për të dënuar veshjen e saj," specifikuan politikanët vendas. Po, patjetër…

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI