Flash

Nga kategoria e tretë në Botëror: çmimi i Ounahi shkon nga 350 mijë euro, në 45 milionë të ofruara nga Leicester

Lapsi.al 16 December 2022
Nga kategoria e tretë në Botëror: çmimi i Ounahi shkon nga

Azzedine Ounahi është një nga emrat që shpërtheu në Botërorin e Katar 2022. Mesfushori maroken, jo më larg se një vit më parë luante në kategorinë e tretë franceze me Avranches. Edhe aty ai mbërriti pa kontratë, ndërsa Angers e bleu për 350 mijë euro. Tani, pas një Botërori super, Ounahi është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Drejtori i Interit, Piero Ausilio, është kthyer nga Doha me një emër të shënuar me të kuqe. Pikërisht atë të Azzedine Ounahi. Mesfushori e ka vënë veten në qendër të vëmendjes me Marokun në Kupën e Botës, duke dhënë një konfirmim të mëtejshëm për cilësitë e tij dhe vlerën e çdo investimi. Interi, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ka pasur kontakte me Angers. Francezët e kanë lojtarin nën kontratë deri në qershor të vitit 2026. Problemi është se tani vlera e tij ka shkuar në qiell.

Leicester ka bërë përpara duke vendosur 45 milionë euro në tavolinë për ta patur lojtarin menjëherë. Një shifër tepër e lartë për arkat e Inter, që shpreson se lojtari i lindur në vitin 2000, do të qëndrojë te Angers në janarit. Plani është që zikaltrit të synojnë objektivin në verë, kur të ketë edhe likuiditetin e siguruar nga transfertat. Në Kupën e Botës, Ounahi ishte gjithmonë në formacionin fillestar të Marokut. Ai luajti ndaj Kroacisë, Belgjikës dhe Kanadasë dhe nuk u zëvendësua kurrë në ndeshjet me eliminim direkt. Përveç Spanjës, kur ai doli në minutën e 120-të, që shoku i skuadrës Benoun të godiste penalltinë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI