Flash

Video/ Ujka me penallti thyen Erzenin: fitorja e dytë radhazi e Laçit të Mezanit

Lapsi.al 15 December 2022
Video/ Ujka me penallti thyen Erzenin: fitorja e dytë radhazi e

Gentian Mezani ka motiv të buzëqeshë. Laçi i tij ka mposhtur në shtëpi Erzenin me rezultatin 1-0, për javën e 14 të Superiores. Suksesi i dytë radhazi, që kur tekniku ka mbërritur në pankinën bardhezi. Vendosi Ujka me një penallti në fundin e pjesës së parë. Në këtë pikë, kurbinasit mbërrijnë një pikë larg shijakasve në mesin e renditjes, por kreu nuk duket më aq larg.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin avantazhin. Erzeni, pasi rikuperoi në fund me Partizanin, synonte të ruante ritmin. Laçi, në anën tjetër, imponoi ritmin, por mundi të zhbllokojë ndeshjen, vetëm në fundin e pjesës së parë. Ujka realizoi një penallti, që arbitri Kuka e sinjalizoi për një faull të Sadiki ndaj Babatunde.

Gjërat mund të bëheshin më të thjeshta për vendasit në pjesën e dytë. Laçi në fakt shënoi përsëri, por këtë herë ndërhyri VAR, që pikasi një prekje të topit me dorë në fillim të aksionit. Erzeni qendroi në lojë dhe u mundua të përfitonte për të marrë barazimin. Tentativat e tyre, në disa raste të pasaktë, u përplasën te portieri Dajsinani. Numri 1 i bardhezinjve në fakt e shpëtoi Laçin në shumë momente nga pësimi i golit. Kështu Laçi ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe sheh t’i afrohet Europës e pse jo edhe vendit të parë. Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e katërt me 21 pikë, por tani dihatja e kurbinasve është shqetësuese.

[video width="1064" height="600" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/laci-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI