Flash

Franca goditet nga gripi i devesë: Coman i infektuari i fundit, alarm para finales te Les Bleus

Lapsi.al 15 December 2022
Franca goditet nga gripi i devesë: Coman i infektuari i fundit, alarm para

Një kundërshtar më shumë, përveç Argjentinës, në rrugën e fitores së Francës në Botëror. Është një virus që po infekton ngadalë ekipin. Nuk dihet nëse është një grip i thjeshtë apo Covid, duke qenë se analizat nuk janë të detyrueshme për FIFA-n. Teoria e fundit është se virusi mund të jetë gripi i devesë. Sigurisht që situata shqetëson shumë Les Bleus. Të parët që u prekën ishin Upamecano dhe Rabiot (që gjithsesi stërviteshin rregullisht). Mbrojtësi kishte ethe dhe dhimbje fyti, por arriti të ishte në stol për ndeshjen kundër Marokut. Nga ana tjetër, mesfushori i Juventusit mbeti në hotel, i goditur nga simptomat e gripit, të cilat kanë prekur edhe Coman orët e fundit.

Franca po merr një sërë kundërmasash për të ndaluar përhapjen e virusit, përpara finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës. Shkak mund të jetë edhe i ashtuquajturi “gripi i devesë”, një virus që po përhapet në Katar dhe po prek disa sportistë. I përket familjes së koronaviruseve dhe prek rrugët e frymëmarrjes.

MASAT E FRANCËS NË KATAR

Edhe pse trajneri Didier Deschamps është i bindur se Upamecano dhe Rabiot do të jenë të disponueshëm për finalen e së dielës, lojtarët u izoluan nga të tjerët. Të dyve iu bashkua edhe Kingsley Coman, i cili ishte gjithashtu me ethe, siç u zbulua nga vetë tekniku. Deschamps u përpoq të nënvlerësonte atë që po ndodh. "Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë për një epidemi të mundshme. Këto janë raste me temperaturë për shkak të efekteve të ajrit të kondicionuar në stadiume dhe në mjedise të ndryshme - tha ai -. Sigurisht, tani jemi të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që është virale dhe kemi marrë masat e nevojshme". Ndërkohë, Tchouameni zbuloi se në tavolina është shfaqur xheli hidroalkool. E pas çerekfinales kundër Anglisë, gazetarëve iu kërkua të mbanin maska për të hyrë në zonën mikse ku zhvillohen intervistat.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI